Sulmi në Veri, Iljazaj: Plani për përfshirjen dhe vrasjen e civilëve, ja pse dështoi

25 Shtator 2023 | 22:00

Pedagogu Ervis Iljazaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se plani i forcave paramilitare serbe të asgjësuara një ditë më parë nga policia e Kosovës përfshinte edhe vrasjen e civilëve.

Sipas tij, është një plan i dështuar edhe falë ndërhyrjes profesionale të policisë së Kosovës, pasi qëllimi ka qenë implikimi i civilëve që t’u tregonin ndërkombëtarëve se Kurti s’i respekton minoritete.

“Ishte një plan i organizuar, mendoj se kanë pasur ndërmend të implikonin edhe civilë për të ngritur revoltën dhe për t’i thënë ndërkombëtarëve që Kurti shtyp të drejtat e minoritetit. Duket që është një plan i dështuar, siç është 99 për qind me një nxitje na Serbia, nuk mund të bënte një gafë kaq të madhe diplomatike Serbia dhe Vuçiç, sot në sytë e ndërkombëtarëve Serbia ka dalë shumë keq. Në këtë kuptim nuk gjykoj që do bënte një gafë kaq të madhe, është një plan i dështuar për meritë edhe të policisë së Kosovës. Jo vetëm që janë qenë të organizuar por kanë dashur të implikojnë edhe civilë se ky do ishte problem për qeverinë Kurti”, tha Iljazaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026