Institucioni i Parasë Elektronike eReja, kontratë me MoneyGram International

26 Shtator 2023 | 16:35

Pagesat dixhitale po e bëjnë gjithnjë e më të lehtë mënyrën e transferimit të parave. I tillë do të jetë edhe shërbimi, që ofron institucioni i Parasë Elektronike, e-Reja, i krijuar nga AK INVEST pas marrëveshjes së re që ka nënshkruar me MoneyGram.

Politika Ndërkombëtare e Digjitalizimit, bërë bashkë me përfshirjen reale të vendit tonë në të, specifikisht dhe për kah rritjes së përfshirjes financiare, aksesit në financë, edukimit financiar në funksion të formalizimit të ekonomisë, mundësuan tashmë investimin e kahershëm, në bashkëpunim mes palëve, duke shenjuar eReja si partner i parë ekskluziv domethenës të MoneyGram ewallet në Europë. MoneyGram vendoset në rendin e shërbimeve eReja për të shërbyer dhe transfertën digjitale.

Për këtë shërbim të ri finanaciar që mundëson dërgimin e shpejtë të parave brenda dhe jashtë vendit, ka folur edhe, drejtori i Përgjithshëm i Money Gram International, Alex Holmes.

Holmes në fjalën e tij e konsideroi marrëveshjen një gur transfornimi digjital që do i japë akoma më tepër forcë shtytëse ekonomisë shqiptare.

“Kjo që po ndodh sot, është gur themeli në transformimin digjital që po ndodh kudo, në mbarë botën. Ky është thelbi i këtij evolucioni. Aplikacioni eReja do t’i mundësojë këto transaksione financiare. Do të ketë shtysë më të madhe në dërgimin e parave jo vetëm brenda por edhe jashtë vendit. Moneygram do e shtyjë Shqipërinë përpara, mundësitë do jenë të pafundme sa i takon rritjes ekonomike e financiare të vendit.”-, tha Alex Holmes, drejtor i përgjithshëm i MoneyGram International gjatë eventit.

Shtimi i shërbimeve të MonenyGram në listën e shërbimeve të pagesave të ofruar nga eReja përputhet me objektivat e Bankës së Shqipërisë për rritjen e përfshirjes financiare, aksesin në financa dhe edukimin financiar, në funksion të formalizimit të mëtejshëm të ekonomisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026