Lecce sfidon Juventusin, Barcelona synon të qëndrojë në krye
3 fitore dhe 2 barazime në 5 javë të luajtura tregojnë se Lecce ka ardhur me synime në sezonin e ri të Serisë A.
Skuadra e drejtuar nga D’Aversa synon të mbajë të njëjtin ritëm dhe në ndeshjet e ardhshme, ndërsa sfidon Juventusin mbrëmjen e së martës. Sezonin e shkuar Lecce siguronte mbijetesën pak javë para fundit, ndërsa tani qëndron mes më të mirëve të Italisë, edhe pse ka ende shumë punë.
Juventusi i ka të gjitha arsyet për të marrë fitoren, ndërsa luan në shtëpi. Humbja ndaj Sassuolos i ka përkeqësuar disi gjërat tek bardhezinjtë, ndërsa një triumf në mbrëmje do ta ngjiste përkohësisht në vendin e dytë. Në Spanjë, Barcelona kërkon të ruajë formën me të cilë ne ka nisur kampionatin, ku numëron 1 barazim dhe 5 fitore radhazi. Në mbrëmje luajnë në transfertë ndaj Mallorcas së Vedat Muriqit, me këtë të fundit që sezonin e shkuar ishte golashënues i ekipit.
Këtë vit, pirati ka shënuar 2 gola, ndërsa pritet të udhëheqë sulmin e Mallorcas në përballjen me Barcelonën. Në 5 përballjet e fundit në kampionatin spanjoll, katalanasit ia kanë dalë t’i fitojnë të gjitha përballjet direkte. 2 sfidat e vitit të shkuar u mbyllën me fitoret 3-0 dhe 0-1 të blaugranëve. Edhe kampionati francez rikthehet me përballjet e mesjavës, duke nisur me sfidën Lille–Reims.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta