Kandidatët republikanë sërish në debat, mungon ish-Presidenti Trump

28 Shtator 2023 | 07:20

Shtatë kandidatë republikanë që shpresojnë të kandidojnë për president debatuan sërish mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa secili përpiqet të shkëputet nga të tjerët dhe të bëhet sfidanti kryesor ndaj ish-Presidentit Donald Trump, që vazhdon të ruajë një avantazh të madh në garën brenda partisë për të fituar emërimin si kandidat për president në zgjedhjet e vitit 2024, megjithëse është duke u përballur me disa procese gjyqësore.

Ish-Presidenti Trump sërish po e shmang debatin e sponsorizuar nga Partia Republikane, ashtu siç veproi muajin e kaluar. Ndërsa kundërshtarët e tij debatonin në Bibliotekën Presidenciale “Ronald Reagan” në Kaliforni, ish-Presidenti Trump organizoi një tubim politik në Miçigan, një shtet i rëndësishëm për betejën elektorale, ku punëtorët e linjave të prodhimit të automobilëve janë ngritur në grevë ndaj tre kompanive më të mëdha të vendit.

Ish-Presidenti Trump duket se ka kuptuar se nuk përfiton asgjë nga pikëpamja strategjike duke u shfaqur në të njëjtën skenë debati me kundërshtarët e tij, kur anketimet në nivel kombëtar të bëra nga RealClearPolitics tregojnë se gëzon mbështetjen e 56% të votuesve republikanë dhe se kryeson me 42 pikë përqindje më shumë se sfidanti më i afërt, Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis.

Gjashtë republikanët e tjerë në skenën e debatit, të gjithë me përqindje mbështetjeje vetëm njëshifrore në anketime, janë ish-Guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, sipërmarrësi Vivek Ramaswamy, ish-Nënpresidenti Mike Pence, Senatori i Karolinës së Jugut, Tim Scott, ish-Guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, dhe Guvernatori i Dakotës së Veriut, Doug Burgum.

Pas debatit të parë mes kundërshtarëve të ish-Presidentit Trump, ku nuk pati një fitues të qartë, anketimet mbarëkombëtare treguan se ish-presidenti e shtoi realisht avantazhin e tij, megjithëse është duke u përballur me mundësinë e kalimit të javëve të tëra nëpër sallat e gjykatave gjatë gjysmës së parë të vitit 2024, për t’u përballur me akuzat se u përpoq në mënyrë të kundraligjshme të përmbyste humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020 përballë Presidentit Joe Biden dhe se mbajti në mënyrë të paligjshme dokumenta të sigurisë kombëtare pasi u largua nga detyra në fillim të vitit 2021.

Ndërsa pjesa më e madhe e bazës së votuesve republikanë mbështesin ish-Presidentin Trump, kundërshtarët e tij po përpiqen t’i bindin votuesit se janë një zgjedhje më e mirë për të kandiduar përballë Presidentit demokrat Joe Biden që kërkon rizgjedhjen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026