Zbulimi i vrasësve me pagesë, kush është i penduari i drejtësisë që zbërtheu bandat
Një megaoperacion i policisë ka zbardhur të paktën 5 ngjarje të rënda kriminale, përfshirë atentate me tritol.
Zbardhja e ngjarjeve kriminale është bërë e mundur falë dëshmitarit të drejtësisë, Artan alias Marjus Tafani i arrestuar pak kohë më parë në Tiranë për grabitjen e 30 mijë eurove në një pikë këmbimi valutor.
Gazetari Eni Ferhati tregoi në emisionin Now se bëhet fjalë për një grup vrasësish me pagesë që janë të financuar nga një emër i njohur i botës së krimit dhe që janë dekonspiruar nga i penduari i drejtësisë.
Artan Tafani u arrestua në muajin qershor pasi grabiti një pikë të këmbimit valutor në Unazën e Re ndërsa ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë duke zbardhur disa krime të rënda të ndodhura në Greqi, Elbasan dhe Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë