Premier League, Liverpool rikthehet te fitorja duke mundur Tottenhamin
Mbrëmjen e së enjtes Liverpool la pas serinë prej pesë ndeshjesh pa fitore në kampionatin anglez duke mundur 3-1 Tottenhamin.
Kampionët në fuqi e panë fillimisht veten në disavantazh pas vetëm tre minutash, mirëpo goli i skuadrës së Jose Mourinhos u anulua falë video-asistencës në gjykim (VAR).
Kjo bëri që pjesa e parë të kishte disa minuta shtesë, minuta prej së cilave përfitoi Liverpooli që realizoi gol me anë të Roberto Firminos.
Të kuqtë shënuan fill edhe në pjesën e dytë me anë të Alexander-Arnold, mirëpo Hojbjerg reagoi për Tottenhamin duke ngushtuar shifrat në më pak se tre minuta.
Sadio Mane do të vuloste rezultatin në 3-1 për Liverpoolin rreth 10 minuta pasi Mohamed Salah pa një gol t’i anulohej me VAR për prekje me dorë.
Liverpool nuk fitonte në kampionat prej 19 dhjetorit, kur pati fituar 7-0 ndaj Crystal Palace.
Pas pesë ndeshjesh zhgënjyese, të cilat i zbritën të kuqtë nga kryesimi, tashmë ata kanë ngushtuar diferencat në katër pikë me Manchester City-in.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës