Test Prova

29 Janar 2021 | 13:31

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, bëri thirrje për qetësi pas deklaratave nga Beogradi për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak “për shkak të Kosovës”, deklarata që sipas tij “duhet të merren me shqetësim nga Bashkimi Evropian”.

Në një angazhim të bërë së fundmi nga Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç është vendosur të vijohet më tej me fuqizimin e ushtrisë dhe rikthimin e shërbimit të detyrueshëm. Në zotimin e tij Vuçiç e ka justifikuar këtë politikë “me shkak Kosovën”, gjë që ka sjellë edhe reagimin e Prishtinës Zyrtare.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti, tha të premten se “këto deklarata duhet të merren me shqetësim nga Bashkimi Evropian”, por se nga Kosova “nuk ka brengosje”.

“Ne kemi ushtrinë tonë, e gatshme dhe tanimë pjesë e ushtrisë amerikane në misione paqeruajtëse. Me qetësi, me qetësi!” – shkroi më tej Hoti.

Kosova dhe Serbia vijojnë të kenë marrëdhënie të tensionuara që pas luftës së vitit 1999 dhe shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008.

Pas ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian dy vendet nënshkruan në vitin 2013 një marrëveshje për nisjen e procesit të normalizimit të marrëdhënieve, ose thënë ndryshe procesin e dialogut.

Udhëheqësit serb, të cilët kanë deklaruar disa herë se nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës, kanë vijuar ndër vite të lobojnë kundër njohjeve të reja dhe anëtarësimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

Kjo solli ndërprerjen tërësore të dialogut në vitin 2018, pasi qeveria e Ramush Haradinajt vendosi të taksojë 100% mallrat që vinin nga Serbia.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u përpoqën për rreth dy vite t’i rikthenin palët në dialog, mirëpo pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve vitin e shkuar, procesi është ndërprerë sërish për shkak të situatave politike që po kalon Kosova në zgjedhjet e dyta parlamentare në më pak se dy vite dhe pjesën më të madhe të ish-udhëheqjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë si të akuzuar për krime lufte.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm

Monitorimi i rrahjeve të zemrës apo i nivelit të glukozës shumë shprejt do të kryhet përmes bojës së tatuazheve. Kërkuesit në Korenë e Jugut po...
15:40 | 05/08/2022

UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt

Teknologjia gjysmë-automatike e pozicionit jashtë loje, do të jetë një risi e cila pritet të implemetohet në superkupën e UEFA-s mes Real Madrid dhe Eintracht...
14:19 | 05/08/2022

Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve

Imazhi i një princëshë të vogël. Nëse dikush do të dojë sot të blejë për vajzën fustanin blu me bija të bardha dhe jakë bebe...
16:29 | 04/08/2022