Gjendet piktura e vjedhur nga nazistët, gjykata franceze ia rikthen familjes së blerësit të saj fillestar

29 Janar 2021 | 13:58

Emri i kësaj pikture të Andre Derain është ‘pylli me pisha’. Një pikturë që iu rikthye familjes së zotëruesit të saj të parë, një koleksionist arti me origjinë hebraike, i cili vdiq në një kamp përqendrimi nazist në janar të vitit 1945.

Qyteti i Marsejës në Francë, i cili ekspozoi këtë pikturë në muzeun Cantini, u urdhërua nga gjykata që t’ia kthente këtë pikturë familjes së blerësit të saj fillestar.

“Dua që t’i kushtoj një homazh, një homazh të veçantë, njeriut që kishte perceptuar vlerën e jashtëzakonshme të kësaj pikture, dhe të cilit po ja kthejmë sot, në mungesë, këtë pronë. Ky njeri, Rene Gimpel, e bleu pikturën në vitin 1921, nga një tregtar tjetër arti, por mbi të gjitha ai ishte një hero i Rezistencës”, u shpreh Benoit Payan, kryetari i Bashkisë së Marsejës.

Pasi u largua nga Parisi, Rene Gimpel gjeti strehim në Marsejë. Rreth 80 vepra që ai posedonte u konfiskuan nga nazistët, dhe në mënyrë që të mbijetonte dhe të financonte rrjetin e rezistencës, ai u detyrua që ta shiste pikturën me pisha. Këtë shitje të detyruar gjykatat franceze e kanë konsideruar si zhvatje.

Kryebashkiaku u Marsejës i bëri thirrje të gjithë bashkiakëve të tjerë francezë që të bënin detyrën e tyre, duke u angazhuar me restaurimin e veprave të artit.

Rreth 100 000 vepra arti u vodhën në Francë Gjatë Luftës së Dytë Botërore, 60 000 prej të cilave u gjetën në Gjermani dhe u rikthyen në Francë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026

Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj

Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
17:37 | 04/06/2026