Shtohen dyshimet ndaj Iranit, Trump e kryeministri i Kanadasë aludojnë se avioni është goditur me raketë

10 Janar 2020 | 08:17

Mbrëmjen e ditës së djeshme një video e xhiruar në Iran tregon çastin kur një objekt ajror goditet nga një raketë. Video e cila u bë virale ka shtuar dyshimin ndaj përfshirjes së Iranit në aksidentin ajror të avionit me destinacion Ukrainën, çështje për të cilën u shprehën më herët gjatë ditës presidenti amerikan Trump dhe kryeministri kanadez Trudeau.

Avioni me destinacion Ukrainën që u rrëzua në Teheran disa orë pas sulmit të Iranit ndaj bazës ushtarake amerikane të Al Assadit, ka ngritur dyshime të mëtejshme në përfshirjen e Iranit në këtë aksident.

Një zyrtar amerikan, i cili kishte shqyrtuar imtësisht të dhënat satelitore për avionin Boeing, tha se Washingtoni ka arritur në përfundimin se avioni është rrëzuar nga goditja me raketa kundër ajrore.

Kryeministri kanadez Xhastin Trudo në një deklaratë për shtyp ka lajmëruar se shteti kanadez zotëron informacione nga shërbimet e veta inteligjente si dhe ato të aleatëve, se avioni është sulmuar ndoshta edhe gabimisht, nga raketat tokë-ajër.

“Ky lajm padyshim që do ti vijë si një tronditje e mëtejshme familjeve të cilët janë duke vajtuar të vdekurit e kësaj tragjedie të papërshkrueshme. Ne kemi informata nga burime të shumta, përfshirë aleatët tanë dhe inteligjencën tonë.

Të dhënat dëshmojnë se avioni u qëllua nga një raketë kundër-ajrore Iraniane. Kjo mund të ketë qenë e paqëllimtë.

Ky informacion i ri përforcon nevojën për një hetim mbi çështjen. Kanadaja po punon me aleatët për t’u siguruar se po kryhet një hetim i plotë dhe i besueshëm për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti fatal”, tha z. Shtohen dyshimet ndaj Iranit.

Mbrëmjen e ditës së djeshme një video e xhiruar në Iran tregon çastin kur një objekt ajror goditet nga një raketë. Video e cila u bë virale ka shtuar dyshimin ndaj përfshirjes së Iranit në aksidentin ajror të avionit me destinacion Ukranën, çështje për të cilën u shprehën më herët gjatë ditës Presidenti amerikan Trump dhe Kryeministri Kanadez Trudeau.

Avioni me destinacion Ukrainën që u rrëzua në Teheran disa orë pas sulmit të Iranit ndaj bazës ushtarake amerikane të Al Assadit, ka ngritur dyshime të mëtejshme në përfshirjen e Iranit në këtë aksident.

Një zyrtar amerikan i cili kishte shqyrtuar imtësisht të dhënat satelitore për avionin Boeing, tha se Washingtoni ka arritur në përfundimin se avioni është rrëzuar nga goditja me raketa kundër ajrore.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau në një deklaratë për shtyp ka lajmëruar se shteti kanadez zotëron informacione nga shërbimet e veta inteligjente si dhe ato të aleatëve, se avioni është sulmuar ndoshta edhe gabimisht, nga raketat tokë-ajër.

“Ky lajm padyshim që do ti vijë si një tronditje e mëtejshme familjeve të cilët janë duke vajtuar të vdekurit e kësaj tragjedi të papërshkrueshme. Ne kemi informata nga burime të shumta, përfshirë aleatët tanë dhe inteligjencën tonë.

Të dhënat dëshmojnë se avioni u qëllua nga një raketë kundër-ajrore Iraniane. Kjo mund të ketë qenë e paqëllimtë.

Ky informacion i ri përforcon nevojën për një hetim mbi çështjen. Kanadaja po punon me aleatët për t’u siguruar se po kryhet një hetim i plotë dhe i besueshëm për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti fatal”, tha z.Trudeau.

Më herët Presidenti amerikan Donald Trump gjithashtu u shpreh se qëndrojnë mundësitë që dikush të ketë bërë një gabim dhe se vetë ai ka dyshime nëse bëhet fjalë për një problem mekanik.

Trump shtoi se idealisht autoritetet Iraniane duhet ta dorëzojnë kutinë e zezë tek kompania Boeing, ose tek një shtet tjetër në mënyrë që të vazhdoje hetimi.

Ndërkohë që pas deklaratave të Trump dhe Trudo një video e cila tregon një trup ajror që goditet nga një raketë duke lëshuar më pas shkëndija, ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Mendohet se video është xhiruar jo shumë larg vendit ku u rrezua avioni, duke ngritur kështu dyshime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit

Deklaratat pro-Ukrainës të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tregojnë se ajo që Rusia e quajti “lufta e Bidenit” tani është shndërruar në “luftën...
19:10 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026