Gjykata Supreme lë jashtë garës për deputet kreun e Vetëvendosjes Albin Kurtin
Gjykata Supreme e Kosovës ka dhënë vendimin në lidhje me ankesat e partive për një pjesë të kandidatëve për deputetë, të cilët nuk u lejuan të garojnë për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kështu, Supremja i ka ndaluar Albin Kurtit të kandidojë si deputet, ndërsa ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që Liburn Aliun dhe Labinotë Demi-Murtezajt, t’i përfshijë në listën e kandidatëve për deputetë.
“Gjykata Supreme e Kosovës e ka pranuar pjesërisht ankesën e LVV-së, për Liburn Aliun dhe Labinotë Demi Murtezin, pasi që është konstatuar se PZAP ka bërë vlerësim të gabuar të afatit 3 vjeçar duke e llogaritur ditën e shpalljes së zgjedhjeve me datë 6 janar 2021 si ditë përfundimtare për të vlerësuar afatin 3 vjeçar për përshtatshmërinë e kandidatëve, në kuptim të dispozitës të theksuar. Gjykata Supreme e Kosovës ka vlerësuar se afati 3 vjeçar duhet të llogaritet duke ju referuar datës së aktgjykimit penal të formës së prerë për secilin kandidat veç e veç e deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve, që në këtë rast është data 14 shkurt 2021”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Supreme.
Gjykata në vendimin e saj shkruan se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka bërë vlerësim të gabuar të afatit të dënimit 3-vjeçar për disa deputetë, ndaj ka vendosur që këto emra, t’i pranojë në garën e 14 shkurtit.
“Gjykata Supreme e Kosovës ka vlerësuar se afati 3 vjeçar duhet të llogaritet duke ju referuar datës së aktgjykimit penal të formës së prerë për secilin kandidat veç e veç e deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve, që në këtë rast është data 14 shkurt 2021”, theksohet më tej.
Ankesat e partisë Nisma Socialdemokrate për certifikimin e kandidatëve nuk janë pranuar nga Gjykata Supreme, e cila ka lënë në fuqi vendimin e KQZ-së dhe PZAP-së. Dymbëdhjetë kandidatë për deputetë nga kjo parti nuk u lejohet gara në zgjedhje.
“Ankesa e ushtruar nga subjekti politik Nisma, është refuzuar si e pabazuar nga kolegji i Gjykatës Supreme”, thuhet në njoftimin e Supremes.
Gjithashtu, Supremja në vendimin e sotëm bëri të ditur se është refuzuar ankesa e Partisë së Ashkalinjëve për Integrim (PAI) dhe e subjektit Nova Demokratska Stranka (NDS), pasi pretendimet e tyre janë cilësuar si të pabaza.
Fillimisht ishin 47 kandidatë që u klasifikuan nga KQZ dhe PZAP-ja si të papërshtatshëm për të garuar në zgjedhje, por pas ankesave të subjekteve në Gjykatën Supreme, ky organ vendosi që tre prej tyre të lejohen të vijojnë garën, konkretisht; dy nga Lëvizja Vetëvendosje dhe një nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Kandidatët që mbeten jashtë garës nga tri subjekte politike:
LVV: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Bajram Mavriq.
Nisma Socialdemokrate: Vesel Krasniqi, Besnik Berisha, Filloreta Bytyçi, Valentina Alijaj, Xhafer Berisha, Aziz Thaçi, Musa Fetahaj, Hasime Daka, Fatmir Gërdellaj, Vehbi Avdullahaj, Endrit Shala dhe Ardian Nokaj.
AAK: Gani Dreshaj, Rrahim Ajeti dhe Shqipe Kastrati.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut