Vlerësimi për Euronews Albania, Ilva Tare: Besueshmëria, një nga vlerat tona më të mëdha
Euronews Albania, pjesë e tregut mediatik shqiptar prej 14 muajsh është vlerësuar nga Osservatoria di Pavia, firma e mirënjohur e konsulencës për studime mediatike në mbarë botën, në një raport të pavarur për punën ndaj “raportimit të drejtë, të saktë dhe të paanshëm”.
Ilva Tare, drejtore e lajmeve në Euronews Albania, duke e cilësuar këtë vlerësim një përgjegjësi më të madhe përballë publikut, thotë se televizioni që drejton është përballur me sfida të mëdha që në ditët e para të daljes në transmetim, por gjithmonë është mbajtur parasysh se publiku shqiptar kërkon një media të besueshme.
Znj. Tare theksoi se Osservatorio di Pavia është një nga auditorët më prestigjiozë në nivel ndërkombëtar që bën audit për Komisionin Evropian, për grupin Euronews dhe grupe të tjera mediatike të njohura europiane, dhe vlerësimi është një motivim për të vazhduar përmirësimin e mëtejshëm. Ajo nënvizoi se ADN-ja dhe filozofia e Euronews Albania është paanshmëria, pavarësia, besueshmëri, distancë e emocioneve personale të gazetarëve apo të ndonjë interesi tjetër që mund të ndikojë gjatë përcjelljes së informacionit.
“Kur ka mbërritur e-maili që ishte me rreth 54 faqe, m’u desh që të shkoja te përfundimet dhe pashë që ishin vlerësime emocionuese, ku nuk ka munguar dhe shkëlqimi i syve nga ndonjë lot emocioni dhe gëzimi që dua ta ndaj me të gjithë ata që kanë kontribuar, me 130 pjesëtarë të stafit. Jam jashtëzakonisht e emocionuar dhe mendoj se nuk është një lajm i mirë vetëm për Euronews, por veçanërisht për tregun dhe për të gjithë gazetarët. Është momentin që të sjellim një mënyrë të re të të bërit lajme dhe të të bërit televizion të aktualitetit dhe informacionit. Në Euronews Albania gjeografia nuk është e rëndësishme për të renditur një edicion lajmesh, ngjarja është e rëndësishme për ne”, – u shpreh drejtorja e lajmeve në Euronews Albania.
Znj. Ilva Tare tha se informimi i saktë, i drejtë dhe i pavarur mbetet një sfidë dhe proces që nuk mbaron me këtë vlerësim, por kjo i shton përgjegjësinë dhe peshën Euronews Albania në raport me publikun.
“Ky auditim tregon se Euronews dhe grupi që na ka besuar emrin bashkë me vlerat që ata mbartin kanë besim se ne po bëjmë më të mirën. Ka shumë hapësirë për t’u përmirësuar dhe për të qenë veçanërisht ndryshe dhe të mos ndjekim rrjedhën e tregut dhe të ‘fake news’ por të mbetemi tek burimet e besueshme. Është shumë interesante, në raportin që na është bërë dhe për këtë ne nuk kemi pasur dijeni, grupi Osservatorio di Pavia i kontraktuar nga grupi Euronews kanë përzgjedhur në mënyrë të rastësishme në datën 23 deri më 26 nëntor të vitit të kaluar 20 lajme nga edicioni informativ dhe faqja jonë e webit, e cila gjithashtu ka meritën dhe përgjegjësinë, por edhe vlerësimin më të madh dhe mirënjohjen tonë, pasi është ndryshe, është estetike si televizioni. Besoj se jemi drejt një ndërthurjeje shumë të mirë të cilësisë me paraqitjen sa më të thjeshtë dhe të mirë, pa rendur pas titullit bombastik apo asaj që është e sigurt që mund të sjellë klikime, por që do të humbasësh në besueshmëri, e cila besoj se është një nga vlerat më të mëdha që ka sot Euronews Albania”, u shpreh znj. Tare.
Drejtorja e lajmeve në Euronews Albania tha se për vitin 2021, televizionin që ajo drejton e presim sfida akoma edhe më të mëdha, pasi si në Kosovë dhe Shqipëri do të ketë zgjedhje parlamentare, ndërkohë që pandemia në të gjithë botën ende vazhdon.
“Do të jetë një vit i vështirë, por edhe përmbushës. I shoh të motivuar të gjithë. Do të ndjekim me prioritet zgjedhjet. Jemi ekrani që po ofron për herë të parë ‘Barometrin politik’ për të matur pulsin, por dhe mendimet dhe shqetësimet e shqiptarëve. Mendoj se do të bëjmë më të mirën për atë vlerësim që marrim nga publiku”, përfundoi znj. Ilva Tare.
Lexoni gjithashtu:
Vlerësimi për Euronews Albania, Chignac: Bëri të lumtur Grupin Euronews, është bartës i ADN-së sonë
Euronews Albania vlerësohet për përkushtimin ndaj “drejtësisë, saktësisë dhe paanshmërisë”
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta