Shtohen kufizimet në Europë, Franca dhe Gjermania mbyllin kufijtë, Britania rëndon gjobat
Franca vendosi kufizime të reja pasi shtetrrethimi u duk i pamjaftueshëm për të ndalur infeksionet nga COVID-19.
Kështu, kufijtë do të mbeten të mbyllur për vendet jashtë BE-së dhe testi anti-COVID do të jetë i detyrueshëm për të hyrë në vend.
Gjithashtu, qendrat tregtare dhe tregjet do të mbyllen dhe kryeministri Jean Castex tha se kontrollet e policisë do përforcohen.
Sidoqoftë, një izolim i ri total nuk është ende në program.
Nga e premtja në Britani do të gjobitet me 800 paundë kushdo që kapet duke marrë pjesë në festa.
Ndëshkimi do të aplikohet për grupe me mbi 15 persona dhe do të jetë dyfish nëse shkelja përsëritet, deri në një maksimum prej 6 mijë e 400 paundësh.
Qeveria gjermane ndërkohë, ra dakord për vendosjen e kufizimeve drastike të udhëtimeve, duke ndaluar pasagjerët nga Mbretëria e Bashkuar, Portugalia dhe Irlanda që të hyjnë në vend.
Masat e deritanishme kanë çuar në një rënie të lehtë, me infektimet për 100 mijë banorë që në 7 ditë ra në 94.4 njësi ditën e premte, shifra më e ulët që prej tetorit.
Ndërkohë, kufiri i Norvegjisë tashmë është i mbyllur për këdo që nuk jeton në vendin nordik. Përjashtim bëhet vetëm për punonjësit e shëndetësisë që vijnë nga Suedia dhe Finlanda dhe transportin e mallrave.
Gjithçka vjen një javë pasi Oslo dhe 9 komuna fqinje vendosën masa të ashpra kufizuese që përfshinin mbylljen e dyqaneve të panevojshme.
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit