Burg shoferes së aksidentit në Vlorë, gënjeu në polici se mjeti drejtohej nga shoqja e saj

30 Janar 2021 | 14:32

Gjykata e Vlorës i ka komunikuar masën e sigurisë “arrest me burg” 22-vjeçares Silvi Muho e cila dy ditë më parë u aksidentua së bashku me shoqen e saj, Anxhela Çapo e cila mbeti e vdekur në vend.

Togat e zeza ja kanë komunikuar masën e sigurisë 22-vjeçares në ambientet e spitalit të Vlorës, ku kjo e fundit prej ditësh ndodhet nën kujdes shëndetësor. Fillimisht u raportua se në drejtimin e automjetit në momentin e regjistrimit të aksidentit ishte viktima, 23-vjeçarja Çapo, por më pas hetimet zbuluan se Muha kishte gënjyer dhe ishte ajo shofere e mjetit tip ‘Hunday’.

22-vjeçarja Silvi Muha u arrestua nga policia një ditë pas aksidentit të regjistruar mbrëmjen e së martës në aksin Vlorë-Fier, ku sipas policisë shkak u bë dalja e makinës nga rruga si pasojë e shpejtësisë së lartë me të cilën udhëtonte automjeti. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026