Trafikimi i veprave të artit, 1300 artefakte janë plaçkitur në zonat e konfliktit

30 Janar 2021 | 20:31

Siria, Iraku dhe Libia janë vendet ku janë plaçkitur dhe kontrabanduar mbi 1300 artefakte në 10 vitet e fundit. Në shumicën e rasteve, këto artefakte përfundojnë në ankandet evropianë ku më pas blihen nga koleksionuesit e arteve  

Egjipt, Siri, Libi ose Irak: këto objekte antike vijnë drejtpërdrejt nga zonat e konfliktit. Ato quhen ndryshe “antikuarët e përgjakura”

Që nga fillimi i krizës së Covid-19, këto objekte antike janë ekspozuar rregullisht nëpër rrjetet sociale.

“Pllakat e gurit të Mesopotamisë vijnë nga Iraku dhe nga Siria. Të gjithë vijnë nga vende në konflikt. “Antikuarë të përgjakur” është një term evaziv. Sido që të jetë, këto vepra antike janë rrëmbyer ilegalisht nga këto shtete”, tha Vincent Michel, arkeolog.

Këto vepra arti dalin në tregjet botërore sikurse edhe në ankandet e artit në Evropë. Dy arkeologë të rinj janë duke gjurmuar prej vitesh antikuarët që shiten në tregjet klandestine.

Ata kanë krijuar një arkiv me të gjithë veprat e rrëmbyera që kanë përfunduar në tregtarët e veprave të artit.

“Ky portret u shit në 2015-n në ankandet e veprave të artit ku thuhej se ky koleksion vinte nga një person me nënshtetësi zvicerane, i cili e kishte në pronësi që nga vitet 90-të. Por ne kemi fotografi të bëra nga plaçkitësit, dhe fotot datojnë në vitin 2014 dhe janë rezultat I shkëmbimeve të imazheve që trafikantët bëjnë në rrjetet sociale për të ekspozuar veprat që duan të shesin”, shprhet Morgan Belziç, studiues në Institutin e Historisë së Artit.

Gjetja dhe kthimi i veprave të antikitetit është ndihmuar edhe nga krijimi I një aplikacioni që përdoret nga doganat e shteteve. Duke I bërë një fotografi objektit, aplikacioni të jep të dhëna të dobishme.

“Është një vepër, siç mund të shihet këtu, me origjinë nga Meksika, dhe aktualisht është në tregun e zi të shitjeve të antikuarëve”, tha Axel Kerep, arkeolog.

Sipas UNESCO-s, trafikimi i jashtëligjshëm i veprave të artit përllogaritet të ketë një vlerë nga 3 deri në 15 miliardë euro në vit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026