Serie-A, Milan rikthehet te fitorja, Inter e Juventus vijojnë ndjekjen për titullin

31 Janar 2021 | 09:32

E shtuna nuk shërbeu surpriza në kampionatin italian, pasi skuadrat e tre vendeve të para mundën të korrnin fitore në ndeshjet përkatëse.

Pasdite Milani fitoi 2-1 transfertën me Bolognan. Fillimisht Zlatan Ibrahimovic shpërdëroi një njëmbëdhjetëmetërsh por Rebic reagoi duke zhbllokuar brenda pjesës së parë rezultatin. Në të dytën Kessie ndreqi gabimin e Ibrahimovic dhe shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Në fund goli i Polit nuk prishi shumë punë për kuqezinjtë, të cilët lënë pas dy humbjet e fundit ndaj Atalantas dhe Interit – me këta humbën në kupën e Italisë.

Në ndeshjen tjetër bardhezinjtë e Andrea Pirlos mundën 2-0 Sampdorian në transfertë. Federico Chiesa dhe Aaron Ramsey realizuan për Juventusin, që tashmë shkon në përballjen e ardhshme kundër Romës me pikë të plota.

Në mbrëmje, përballja e luajtur në San Siro mes Inter dhe Beneventos u mbyll 4-0. Skuadra e Antonio Contes rigjeti dyshen e saj të sulmit Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku, e pagëzuar nga shtypi italian si “La-Lu”. Pas autogolit të Improtas, zikaltërit shënuan tre herë në pjesën e dytë.

Martinez rigjeti golin pas 6 javësh, ndërsa Lukaku realizoi një dopjetë.

Pas 20 javësh të Serie-A, kampionati kryesohet nga Milani me 46 pikë. Inter e Juventus vijnë nga pas me 44 dhe 39 pikë – bardhezinjtë kanë një ndeshje më pak, përballjen me Napolin për të luajtur.

Lexoni gjithashtu:

NBA, L.A Lakers rikthehen te fitorja, Damian Lillard realizon 44 pikë për Portlandin

Premier League, Manchester City zgjeron kryesimin pas ndalesës së Manchester United

La Liga, Levante përmbys 2-1 Realin e Madridit, shtohet presioni ndaj Zidane

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026