Nëna me kancer gjiri? Mjekja onkologe: 10%-14% mundësia ta keni dhe ju
Tetori është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Një nismë kjo e ndërmarrë në të gjithë botën për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen ndaj sensibilizimit, zbulimit te hershëm, trajtimit, si edhe kujdesin paliativ të kësaj sëmundjeje.
Stili i jetesës, angazhimi në aktivitete fizike, ruajtja e një peshe normale të trupit, si dhe ushqyerja e shëndetshme ndihmojnë në parandalimin e kancerit të gjirit.
Mjekja onkologe Kleida Mati tha në një intervistë për Euronews Albania se mundësia që kjo sëmundje të trashëgohet nga nëna te vajza janë 10-14 për qind.
“Trendi është rritës pasi faktorët e riskut janë shtuar për shkak të ndryshimit të stilit të jetesës. Kanceri i gjirit po diagnostikohet gjithnjë e më shumë në moshat e reja. Në këto raste janë edhe më agresivë dhe trajtimi i tyre është edhe më i vështirë. Gjenetika në kancerin e gjirit mund të jetë 10-14 për qind të rasteve përcaktuese. Shpesh gratë e përjashtojnë veten nga mundësia për t’u prekur, por jo domosdoshmërish duhet të kesh në historinë familjare raste me kancer gjiri për t’u prekur”, shpjegoi mjekja.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet