Haradinaj trondit me rrëfimin: Më vranë 2 vëllezërit në luftë, tjetrin e plagosën
Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tregoi në emisionin Now në Euronews Albania se ka humbur 2 vëllezër gjatë luftës për çlirimin e Kosovës, ndërsa një tjetër është plagosur.
Ai u shpreh se komandantët e UÇK në Hagë janë shprehje e faktit që Serbia nuk e ndal luftën ndaj shqiptarëve, jo vetëm në aspektin juridik por edhe në fusha të tjera.
“2 vëllezërit, Luani është vrarë në ‘97, për disa prej nesh që kemi qenë themelues të UÇK dhe zbatues, lufta për çlirimin e Kosovë ka qenë më e gjatë, të paktën 5 vjet. Shkëlzeni është vrarë 2 vjet më vonë në ‘99, 2 vjet intensive lufte, është plagosur edhe Enveri në fillim të ’98. Nuk janë të lehta këto, lënë gjurmë kur humb njerëz të afërt në luftë, edhe bashkëluftëtarë. Haga është vazhdim i luftës; Serbia nuk e ndal luftën ndaj shqiptarëve, jo vetëm në anën ligjore si rasti i gjykatës, por edhe në fusha të tjera vazhdojnë të na luftojnë”, tha Haradinaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta