Gjobiten mbi 12 mijë shoferë, nuk respektuan rregullat e qarkullimit

3 Tetor 2023 | 16:15

Gjatë javës që lamë pas 12 607 drejtues automjetesh janë ndëshkuar me gjoba nga Policia Rrugore e Tiranës për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Policia ka ushtruar kontrolle në të gjithë akset rrugore.

12 persona janë arrestuar ose proceduar në gjendje të lirë për drejtim automjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, si dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.  

Fokusi i kontrolleve ishte kryesisht te ata drejtues automjetesh që parkojnë në mënyrë të gabuar duke u bërë shkak për krijimin e trafikut të rënduar, ata që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe ata që parakalojnë në mënyrë të gabuar, duke u bërë burim aksidenti.

Drejtuesit e mjetesh ndër të tjera janë ndëshkuar me masë administrative, për përdorim të celularit, për mosdhënie përparësie këmbësorëve në vija të bardha si dhe për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Policia rrugore e Tiranës ju bën apel të gjithë shoferëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor në mënyrë që të mos kthehen në rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026