Policia morale në Iran dyshohet se ka rrahur një vajzë, prindërit e mohojnë
Grupet e të drejtave të njeriut akuzuan sot policinë morale të Iranit për rrahjen e 16-vjeçares Armita Garavand, e cila ngeli në koma, por prindërit pretendojnë se vajza e tyre nuk u sulmua dhe se ngjarja ishte një aksident.
Në videon e postuar në rrjetet sociale shihet vajza e shtrirë, me sa duket pa ndjenja, raporton Guardian.
“Hengaw“, një organizatë e të drejtave të njeriut, pretendon se Garavand pësoi një “sulm të rëndë fizik” nga policia e moralit për mosbindje ndaj rregullit të hixhabit.
Nga ana tjetër, mediat shtetërore pohojnë se vajzës i ka rënë të fikët për shkak të rënies së presionit të gjakut.
Agjencia shtetërore Fars ka publikuar një intervistë me prindërit e vajzës në të cilën shprehen se Armita nuk është sulmuar.
“Ne i kemi kontrolluar të gjitha pamjet. Na është vërtetuar se kjo ngjarje ka qenë aksidentale. Kërkojmë nga njerëzit që të luten për shërimin e fëmijës tonë”, tha babai i vajzës, e cila është ende në koma.
Vitin e kaluar, në shtator, 22-vjeçarja Mahsa Amini vdiq pasi u arrestua për dyshime se kishte shkelur rregullat për veshjen e hixhabit.
Vdekja e Aminit shkaktoi muaj protestash që u kthyen në demonstratat më të mëdha kundër autoriteteve iraniane në vitet e fundit.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta