Ermonela Jaho, leksione në TKOB| Sopranoja rikthehet në Tiranë

3 Tetor 2023 | 17:36

Ylli ndërkombëtar Ermonela Jaho vjen në Shqipëri për të ndarë përvojën e saj me brezat e rinj.

Në konferencën për shtyp për masterclass-et që do të zhvillohen në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit Jaho shprehet me optimizën dhe modesti se këto masterclass-e janë një bashkëpunim mes saj dhe brezave të rinj me veçantin që secili prej tyre ka.

“Arti i këndimit është kaq personal sepse instrumentin e kemi në trup, janë sensacione, dhe secili prej nesh ka sensacione të ndryshme dhe unë si profesioniste kam mësuar shumë nga gabimet e mia, dhe duke pasur në mendje këto gjëra përpiqem t’ia jap këngëtarëve të rinj. Që nuk ka problem edhe të gabosh,’ – u shpreh Jaho.

“Ky është më tepër një bashkëpunim, sepse edhe unë mësoj jashtë mase prej tyre, sepse kthehem studente. Edhe unë i kam hequr ato momente të vështira, gjera të paqarta, ato dyshime që njeriu ka dhe përpiqem eksperiencën time ta jap po duke bashkëpunuar së bashku,” – shtoi ajo.

Përgjatë 8 orëve në ditë të rinj të moshës 22-30 vjeç nga Shqipëria, Parisi, Serbia, Prizreni, Verona, Prishtina dhe Ulqini do të mësojnë mbi teknikën fizike të këndimit, asaj të interpretimit e këndimit, përgatitjes psikologjike të repertorit dhe ndërtimit të një roli.

Pjesëmarrësit efektiv janë trajnuar nga maestro Davide Dellisanti, i ardhur nga Italia për të përgatitur këta kandidatë fitues me një masterclass, dhe për të punuar me Ermonela Jahon.

Masterclass-i me Ermonela Jahon që fton muzikantët e rinj të përqafojnë shpirtin e operës dhe të bëhen tregimtar të vërtetë përmes muzikës ofrohet pa pagesë dhe pjesëmarrësit do të pajisen me një certifikatë pjesëmarrjeje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026