Soprano shqiptare Arlinda Morava rikthehet në qytetin e origjinës, artistja në Korçë

8 Maj 2023 | 16:19

Një koncert i veçantë është mbajtur këtë fundjavë në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë, ku instrumentistët e bandës “L’orchestra i sedici” janë mbledhur nga shumë vende të botës për të luajtur për artdashësit korçarë.

Pjesë e koncertit ishte dhe soprano e njohur shqiptare Arlinda Morava, e cila prej vitesh vijon të jetë ndër sopranot më të mira në Rumani.

“Ishte mrekulli, kur kthehem në Korçë kthehem në vendin tim, në shtëpinë time. Ne vendin ku kultura dhe arti ka rrënjët e bazat, njerëzit janë të dashur e të lirë për të kënduar. Gjëja me e bukur që mund të ndodhi është kur bashkohen kulturat, është gjëja që ne shqiptarët duhet ta futin në gjak, sepse kulturat janë ato që e bëjnë njeriun më të bukur, më të mirë. Aty ku ka art dhe kulturë, aty është njeriu,” – u shpreh Morava.

Dirigjenti Pandi Bello dhe profesor Lorenc Radovani e kanë cilësuar këtë koncert, si një vlerë të veçantë për qytetin e Korçës.

“Koncert i kësaj orkestre në Shqipëri është për herë të parë në Korçë, instrumentistët janë të kalibrit të lartë, dhe luajtën jo vetëm pjesë klasike por edhe pjesë të kulturave të nënave shqiptare, karakterit identik të Korçës dhe të Shkodrës dhe niveli i ekzekutimit publiku e priti me entuziazëm të madh sepse janë gjithë kohës të vërtetë,” – u shpreh Bello.

“Siç ishte rasti i këtë hershëm nga popuj të ndryshëm, bashkime të tjera, kultura, edukata të tjera, universitete të tjera me një shfaqje spektakolare, me repertor interesant, ku publiku e priti shumë mirë,” – tha Radovani.

Koncerti ndërthuri muzikën klasike me atë rumune dhe shqiptare, duke rikthyer në fund dhe këngëtaren me famë ndërkombëtare Tefta Tashko Koço, me këngën e njohur “Kur me vjen burri nga stani”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026