Mrekullitë e kardinalit shqiptar, si shëroi kancerin në fyt të sopranos
Gazetari Flor Gjini zbuloi në një intervistë për Euronews detaje pikante nga intervista që ai pati në emisionin “Real People” me kardinalin Ernest Troshani.
Gjini përmendi disa nga mrekullitë e bëra prej kardinalit të cilët sipas tij do t’i dërgohen komisionit të veçantë të Vatikanit për ta shpallur Shenjt.
Një prej rasteve ishte shërimi i një sopranoje të njohur nga kanceri në fyt, e cila ka bërë dhe një koncert në nder të Ernest Troshanit.
“Ka qenë rasti i këngëtares, i sopranes, e cila ka pasur një sëmundje kancerogjene në fyt dhe pas lutjes së Dom Ernestit ajo ishte kthyer sërish në skenë dhe ka bërë një shfaqje në nder të tij. Ky ka qenë një nga rastet konkrete dhe ka pasur edhe disa raste të tjera të cilat i janë dorëzuar Vatikanit dhe pritet që të bëhet konfirmimi apo rrëzimi i tyre nga komisioni. Është ndër të paktët kardinal që mund të bëj eksorcizëm, pasi kërkonte një pastërti të veçantë, pasi siç tha dhe ai djalli mund t’i kthehej dhe djalli mund t’i përmendte të gjitha plagët”, tha Gjini.
LEXO GJITHSHTU:
- Nga i vjen e keqja shqiptarëve? Flet Kardinali Ernest Simoni Troshani
- “Gruaja e artistit i kërkoi të lutej”, gazetari zbulon telefonatën e kardinalit
- Kardinali Ernest Simoni Troshani: S’kam bërë asnjë mrekulli, ato i bën Krishti
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)