Vuçiç: Armët do t’u shpërndaheshin banorëve serbë të Kosovës për të rezistuar

4 Tetor 2023 | 09:41

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç konfirmoi se shërbimet serbe po rindërtojnë atë që ndodhi më 24 shtator në Banjskë, kur një grup terroristësh të uniformuar u përplas me policinë e Kosovës, duke vrarë një polic.

Duke folur për mënyrën se si filloi gjithçka, Vuçiç tha se një grup serbësh fillimisht vendosën dy kamionë nëpër urë, pra një barrikadë, por edhe se dyshohet se mes tyre ishin vendosur eksplozivë.

Presidenti serb për herë të parë deklaroi se një pjesë të armëve do t’u shperndaheshin disa banorëve, në mënyrë që ata t’i rezistonin terrorit të cilin ai vazhdimisht pretendon se po ia bën qeveria e Kosovës serbëve që jetojnë në Kosovë.

“Nuk mendoj se është planifikuar asgjë për atë mbrëmje, as të nesërmen, as të pasnesërmen”, ka thënë Vuçiç.

Ai thekson se pas vendosjes së barrikadave është urdhëruar largimi i tyre nga efektivët e policisë.

“Ata hasën në eksploziv që hodhën në erë dy policë, njëri prej të cilëve u plagos dhe tjetri u vra. Më pas mendoj se i treti hapi zjarr dhe e qëlluan edhe atë, sepse ishin afër dhe nuk mund të shpëtonin nga kamioni, dhe kështu filloi gjithçka”, tha Vuçiç, duke përsëritur edhe një herë se vrasja e policit nuk ishte e planifikuar.

Ai vazhdon ta mohojë se polici i Kosovës është vrarë me armë zjarri.

“Është marrëzi që një polic është vrarë nga 300 metra larg. Atë e bëjnë sepse kanë llogaritur se Radoiçiç nuk ka mundur ta eliminojë, pra kanë llogaritur se duhet të jetë 300 metra, sepse ai ka qenë diku 300 metra larg. Këto janë lojërat e tyre”, tha Vuçiç.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026