Pajtimi i politikës për Kosovën, Bardhi dhe Çuçi flasin për rezolutën e përbashkët

4 Tetor 2023 | 13:44

Maxhoranca dhe opozita janë pajtuar për daljen me një rezolutë të përbashkët në parlament që dënon sulmin terrorist në Kosovë.

Në përfundim të Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Bledi Çuçi, bëri me dije se Kryetari i Komisionit të Jashtëm dhe nënkryetari i komisionit, do të punojnë në ditët në vijim për të unifikuar qëndrimin.

“Ju i keni parë të dy rezolutata dhe besojmë siç ramë dakord, të ulemi së bashku të unifikojmë një rezolutë të vetme. Dhe ata nuk do ta kenë të vështirë për ta unifikuar.

Ne nuk kemi rëzuar interpelancë, kemi bashkuar dy kërkesat për rezolutë dhe interpelancën në një seancë të vetme. Është një veprim procedurial në mbështetje të rregullores”, tha Çuçi.

Edhe kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, deklaroi se rezoluta e përbashkët duhet të ketë në qendër kërkesën që të ketë një hetim ndërkombëtar për sulmin e 24 shtatorit në Basnjkë.

“Ne dhe PS do të mbështesim qëndrimin e Kosovës, do të duhet të ketë një hetim ndërkombëtar. Nuk mundet që rezoluta e Kuvendi të Shqipërisë, të pasqyrojë nën të, besoj duhet të ketë qenë një lapsus edhe një qëndrim nga i cili grupi parlamentar i PS duhet të tërhiqet që ne të pasqyrojmë qëndrimin e Serbisë në rezolutën tonë.

Ngjarja ka ndodhur në Kosovë dhe qëndrimi i saj ka qenë që të ketë një hetim ndërkombëtar mbi rolin dhe përgjegjësinë e Serbisë, që ne e mbështesim 100%”, tha Gazment Bardhi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026