Dosja 339 l GJKKO dënon grupin e Avdylajve, 125 vite burg për 17 persona

1 Shkurt 2021 | 16:59

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë sot vendimin për të akuzuarit e dosjes 339 që kanë të bëjnë me trafikun e drogës. GJKKO ka dënuar 17 të pandehur me 125 vite burg në total.

Të dënuarit janë persona të përfshirë në laboratorin e heroinës të zbuluar në fshatin Brenogë të Hasit.

Mes personave të dënuar sot nga GJKKO janë Altin Avdyli, i cili ka marrë 6 vjet e 8 muaj burg, emri i të cilit është përmendur shpesh në akuzat politike për manipulimin e zgjedhjeve.

Një tjetër i dënuar është vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka, Gjevi Ndoka, i cili ka  marrë një dënim prej 8 vjet e 8 muaj burg.

Personat e dënuar u arrestuan në shtator 2018 në operacionin “Volvo-4” pas përgjimeve për dyshime në përfshirjen e trafiku të drogës. Pikërisht nga përgjimet u zbulua se disa prej të akuzuarve ishin përfshirë dhe në manipulimin e zgjedhjeve në Qarkun e Durrësit.

Altin Avdylaj dhe grupi i tij akuzohen për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Sipas Prokurorisë, ata prodhonin heroinë në laboratorin e Hasit dhe më pas e trafikonin atë jashtë shtetit.

Vendimi i GJKKO-së për dënimin e 17 të pandehurve për dosjen 339 erdhi pasi të akuzuarit pranuar gjykim të shkurtuar, duke përfituar dhe ulje me 1/3 e dënimit. Ndërkohë për pesë të dyshuar po pjesë e këtij grupi, vazhdon procesi i zakonshëm dhe gjyqi është veçuar.

VENDIMI I GJKKO-së:

Gjevi Ndoka               8 vjet 8 muaj

Altin Avdyli                 6 vjet 8 muaj

Esat Mehmeti            10 vjet burg

Petrit Suljemani          8 vjet 8 muaj

Sajmir Sulejmani        8 vjet

Hajri Seferi                 10 vjet 8 muaj

Orges Jahoelezi         6 vjet 8 muaj

Shkëlqim Avdyli         4 vjet 8 muaj

Mario Zeqiri                4 vjet 8 muaj

Elton Shehaj              4 vjet 8 muaj

Ardit Gjyriqi                4 vjet 8 muaj

Admir Hoxha              12 vjet

Hekuran Hoxha          10 vjet 8 muaj

Vehbi Berushi             8 vjet

Anila Shuti                  2 vjet – 25 muaj shërbim prove

Xhavit Shyti                8 vjet

Flamur Çela                8 vjet

 

Lexoni gjithashtu:

Dosja 339, lëvizja e radhës e Altin Avdylit, kërkon përjashtimin e gjyqtares Shirka

“Dosja 339”, GJKKO shpall moskompetencë për 20 komisionerët e arrestuar për zgjedhjet në Durrës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026