Deputeti i PDK-së sulmon Lajçak e Borrell: Heshtën para Kosovës!

4 Tetor 2023 | 21:09

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj tha në një intervistë për Euroneës Albania se Miroslav Lajçak dhe Joseph Borrell heshtën para Kosovës.

Ai sulmoi dy diplomatët duke thënë se nuk e kanë bërë punën e ndërmjetësimit si duhet.

“Unë nuk po shoh iniciativë nga ana e Borrell dhe Lajçak të cilët janë fshehur, të cilët s’po mbajnë qëndrim për çfarë ka ndodhur në Kosovë në një kohë kur vet Borrell dhe Lajçak kanë pasur përgjegjësi si ndërmjetësues në një dialog të normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Ata të cilët kanë qenë në krye të tavolinës mes shtetit të Kosovës dhe shtetit serb, të heshtin, mos të marrin iniciativë për vendosje të sanksioneve në raport me Serbinë, mos marrjen iniciativë që këta kriminelë t’i dorëzohen drejtësisë kosovare, të mos kenë vizion politik se si do të duket e ardhmja e dialogut, na bën me dije se Kosova pas 24 shtatorit ka hyrë në një fazë komplet të re të historisë së saj,” – u shpreh Hoxhaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023