Avokati serb kallëzon për terrorizëm Radoiçiç dhe paramilitarët që e shoqëronin
Avokati serb, Cedomir Jovanoviç, ka dorëzuar pranë autoriteteve serbe një kallëzim për terrorizëm kundër Milan Radoiçiç dhe të paktën 30 persona të panjohur të cilët kanë vepruar gjatë sulmit të Basnjkës në Kosovë.
“Të gjitha “grupet paramilitare” jashtë strukturës formale shtetërore janë grupe terroriste, sipas ligjeve të Republikës së Serbisë, veçanërisht nëse janë të armatosur rëndë dhe nëse duan të përdorin forcën për të arritur qëllime politik. Grupi i Milan Radoiçiqit është një grup terrorist”, deklaron avokati në padinë e tij.
Një kolonë me 25 fuoristradë plot me armë mund të kalojë pa u ndalur dhe pa kontroll përmes zonës së sigurisë tokësore, gjerësisht përmes kufirit të Serbisë me Kosovën vetëm dhe ekskluzivisht nëse kreu i shërbimeve të sigurisë serbe ka dhënë urdhër të lejohet të kalojë, nënvizon ai.
Gjithashtu Jovanoviç shton se pjesa nga u futën armët është territori më i siguruar i Serbisë, ku janë dislokuar vazhdimisht njësiti antiterror, forcat speciale dhe ushtria serbe.
“Armët që janë konfiskuar janë armë ushtarake (mina kundërtank, granata për mortaja, sisteme raketore Pritiv-tek), prodhimi dhe shpërndarja e të cilave është në kontrollin e rreptë të Republikës së Serbisë. Asnjë pajisje e tillë nuk mund të kishte dalë nga magazinat dhe fabrikat serbe dhe të vinte në duart e atij grupi pa ndihmën dhe organizimin e njerëzve të lartë të shërbimeve të sigurisë serbe. Të ndihmosh grupin e Milan Radoiçiqit me armë po ndihmon terrorizmin. Dhe pikërisht këtë kanë bërë zyrtarët më të lartë të shërbimeve të sigurisë së Serbisë. Për këtë arsye janë përfshirë në kallëzim penal.
Epoka e grupeve paraushtarake në Evropë duhej të vdiste së bashku me Sllobodan Millosheviqin, i cili gjatë viteve nëntëdhjetë së bashku me Vojislav Sheshelja formuan grupe të tilla paraushtarake për të vepruar në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë. Ato grupe ishin formalisht jashtë shërbimit të Sllobodan Millosheviqit dhe joformalisht në varësi të Beogradit, i cili i armatosi dhe u siguronte logjistikën. Kështu është edhe tani me grupin e MIlan Radoiçiqit. Aleksandar Vuçiq, si nxënës i Voijslav Sheshelj, mori pjesë në organizimin e grupeve paraushtarake në vitet nëntëdhjetë dhe aty fitoi përvojë dhe mendime pozitive për këtë. Prandaj sot ekziston një organizatë paraushtarake e Serbisë në veri të Kosovës, ashtu siç bëri Beogradi në Bosnje-Hercegovinë dhe Kroaci. Fatkeqësisht, ne e dimë se sa keq përfundoi nga të dyja palët.
Ato organizata paraushtarake në vitet nëntëdhjetë kryen shumë mizori dhe krime lufte. Pas rënies së Sllobodan Millosheviqit, të gjitha këto “organizata paramilitare” janë organizata terroriste sipas ligjeve të Serbisë.
Refuzimi i Serbisë për ta trajtuar në këtë mënyrë grupin e Milan Radoiçiqit dëshmon se autoritetet serbe po punojnë së bashku me të.
Detyra e serbisë është shtypja e terorizmit. Kjo detyrë ekziston jo vetëm sipas ligjeve të Serbisë, por edhe sipas marrëveshjeve dhe konventave ndërkombëtare. Nëse Serbia refuzon të shtypë këtë terrorizëm dhe në vend të kësaj ndihmon dhe krijon grupe terroriste, Serbia mund të përjashtohet nga shumë organizata ndërkombëtare, si dhe nga programe të shumta të BE-së.
E vetmja mënyrë që Serbia të shmangë fatin e viteve nëntëdhjetë dhe të ruajë çdo potencial negociues, është arrestimi i menjëhershëm i të gjithë anëtarëve të atij grupi dhe ndalimi i tyre.
Nëse Serbia nuk i arreston anëtarët e atij grupi, kjo tregon se ai grup po kryen politikën e Serbisë dhe se Milan Radoiçiq ka vepruar në përputhje me politikën e Beogradit. Dhe kjo është një ligjshmëri e thjeshtë dhe e dukshme, e cila do të çonte qartë në sanksione”, thuhet në kallëzimin e avokatit.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta