Iris Luarasi: Ka ende zona ku vendos kryetari i familjes, në një vend maskilist kuotat gjinore janë një diskriminim pozitiv

1 Shkurt 2021 | 20:09

Pedagogia Iris Luarasi u shpreh se fakti që gratë janë shprehur më te gatshme të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit është tregues i mirë për partitë politike, pasi ka ende zona në vend ku vendos kryetari i familjes, por ndërkohë është pjesa që flet për zonat urbane që sipas saj është tregues se partitë duhet të punojnë nëse duan të marrin rezultat, pasi është një target grup me të cilin duhet të punohet.

Nisur nga rezultatet e sondazhit te MRB lidhur me votën sipas gjinive ku pyetjes, nëse do votojnë në zgjedhjet parlamentare, vetëm 3.7% e votueseve femra tyre u janë përgjigjur me jo, ndërsa tek meshkujt ky grupim është më i madh 6.4%, ajo u shpreh se është pro kuotave gjinore në politikë pasi përtej faktit që mund të jetë një term diskriminues ky sipas znj. Luarasi është një diskriminim pozitiv nisur nga fakti se shoqëria shqiptare është thellësisht maskiliste.

“Ai 30 për qindëshi i përfaqësimit nuk është i mjaftueshëm për të treguar se gratë janë të përfaqësuara. Kam qenë pro kuotave sepse në një vend maskilist është diskriminim, por diskriminim pozitiv. Nuk vjen e keqja nga kuotat e grave në këtë sistem, qoftë i  drejtë apo jo”, u shpreh znj. Luarasi.

Sipas sondazhit të MRB në pjesën e të pavendosurve, ka rezultuar se në moshat 18-24 vjeç dhe 65-75 vjeç u has në përqindjen më të ulët të refuzimit për t’u përgjigjur, konkretisht 2% dhe 1.7%.

Kategoria 18-24 vjeç ishte ajo që deklaronte më shumë se nuk do të dilte në zgjedhje me 9.7%, ndjekur nga 7,7 për qind për grupmoshën 25-34 vjeç, ndërsa grupmosha 55-64 ishte ajo që shprehej se nuk e kishte vendosur ende se për kë do të votonte.

Nisur nga këto shifra znj. Luarasi u shpreh se kjo është një tendencë që shkon edhe me SHBA dhe Europën, ku të rinjtë janë më pak të gatshëm të votojnë, por në rastin e Shqipërisë kjo sipas saj duhet parë në dy drejtime:  

“Ka të bëjë me promovimin e shumë të rinjve që s’i sjellin asgjë politikës dhe nuk i përfaqësojnë të rinjtë dhe nga ana tjetër kjo sjell modelin që ti të futesh në parti që të kesh një punë pasi të mbarosh fakultetin”, tha znj. Luarasi.

Ndiqni të plotë diskutimin:

 

Lexoni gjithashtu:

LIVE: Elektorati ‘gri’, a do të vendosin të pavendosurit më 25 prill?

Gjergj Bojaxhi: Mes të pavendosurve për të votuar kryesisht militantët e zhgënjyer socialistë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021