Tensione në Kuvend| Po filmonte telefonin e Berishës, Noka qëllon operatorin
Një incident është shënuar gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje, ku një operator i mediave të akredituara është qëlluar me rregulloren e Kuvendit nga ana e deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka.
Burime bëjnë me dije se shkak për reagimin e Nokës, ishte filmimi që kameramani po i bënte telefonit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në momentin që po filmohej, Berisha po shihte një video denoncim që i kishte ardhur në Whatsapp.
Në lidhje me veprimin e deputetit demokrat reagoi dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, e cila i tërhoqi vërejtje Nokës dhe tha se duhet treguar respekt ndaj medias së lirë.
“Kam dhe një vërejtje ndaj jush zoti Noka, nuk mund të reagoni ndaj medias ashtu duke i qëlluar me rregulloren e parlamentit. Respekte ndaj medias së lirë, nuk mund të rri pa reaguar kur shoh një veprim të tillë. Nuk janë kameramanët e mi, por të medias së lirë”, tha Nikolla.
Nga ana tjetër deputeti Noka u shpreh se është e turpshme të fimohen telefonat e deputetëve të parlamentit.
“Është turp që filmohen telefonat e deputetit”, tha Noka.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta