Gjergj Bojaxhi: Trysnia ekonomike nga pushteti ndikon në prirjen e shprehjes së votës
Trysnia ekonomike nga pushteti ndikon në prirjen që kanë qytetarët për të shprehur qëndrimin se për kë do të votojnë apo nëse do të dalin apo jo në zgjedhje. Këtë pjesë nxori si pikë me rëndësi nga të dhënat e sondazhit të MRB-së për Euronews Albania aktivisti Gjergj Bojaxhi.
“Ata që nuk janë në punë, pra të rinjtë dhe pensionistët, kanë një prirje për ta shprehur se për kë do të votojnë, për këtë pjesë tregohet se ata nuk kanë varësi ndaj pushtetit dhe nuk ndjejnë presion ekonomik,” – u shpreh Bojaxhi përballë pyetjes së gazetares Ilva Tare se cila nga shifrat e sondazhit i tërhiqte më tepër vëmendje.
Sipas sondazhit të parë të MRB-së për Euronews Albania, nga 16.1% e të pavendosurve përbëhet 8.6% që thonë se nuk e dinë për kë mund të votojnë, 2.5% refuzojnë të përgjigjen, ndërsa 5% thonë se nuk do të votojnë.
Nga kjo pjesë e të pavendosurve ka rezultuar se në moshat 18-24 vjeç dhe 65-75 vjeç u has në përqindjen më të ulët të refuzimit për t’u përgjigjur, konkretisht 2% dhe 1.7%.
Nga të dhënat e të pavendosurve sipas grupmoshës, kategoria 18-24 vjeç ishte ajo që deklaronte më shumë se nuk do të dilte në zgjedhje me 9.7% ndërsa grupmosha 55-64 ishte ajo që shprehej se nuk e kishte vendosur ende se për kë do të votonte.
Ndiqni të plotë diskutimin:
Lexoni gjithashtu:
Të pavendosurit për të votuar, Gjergj Bojaxhi: Mes tyre kryesisht militantët e zhgënjyer socialistë
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet
- 21:45 Ra në ujë, burri i ministres italiane Eugenia Roccella zhduket në një liqen pranë Romës
- 21:31 Netanyahu mirëpret marrëveshjen me Libanin: Arritje historike, goditje e madhe për Iranin
- 21:12 Qytetarët shfaqin videon e ministres Diella në murin e Kryeministrisë: Deklaroj dorëheqjen, radha juaj Rama
- 21:11 Aktori Mehdi Malkaj në protestë: Nuk ka gjë më të bukur se Shqipëria, ta duam atdheun tonë
- 20:47 Eurodeputetja italiane e pranishme në protestë: Europa nuk është në Bruksel, është këtu