Ylli Manjani: Fajin për pushtetet abuzive e kanë shitësit e votave, nuk shitet demokracia

1 Shkurt 2021 | 20:39

Juristi Ylli Manjani është i mendimit se sistemi aktual zgjedhor është thelbi i korrupsionit të zgjedhjeve dhe pushteteve abuzive në Shqipëri dhe se kjo nuk ndryshon për sa kohë nuk ndryshohet sistemi dhe qytetarët vijojnë të shesin votën.

Duke u shprehur me fjalë të ashpra në studion e Euronews Albania, Manjani tha se me sistemin aktual “bëhet para për katër vite” dhe më pas “blihen votat për katër vitet e tjera”. Ish-ministri kritikoi me këtë shprehje kulturën anti-demokratike që prodhon sipas tij prej kohësh pushtete abuzive.

“Katër vjet është kohë e madhe për të bërë lekë, për të bërë lekë e për të vjedhur zgjedhjet, ndaj njerëzit nuk duan të votojnë sepse shohin korrupsionin, shohin që [sistemi] është një gjë e korruptuar që në thelb,” – u shpreh ashpër Manjani.

Gazetarja Ilva Tare ndërhyri duke kritikuar Manjanin se me këtë gjuhë intimidon njerëzit për të mos votuar, por ai u përgjigj se është e kundërta. I pyetur më pas se kush e ka fajin për gjendjen, sipas Manjanit faji rëndon mbi shitësit e votës.

“Shitësi është i poshtër, ai që e shet votën është i poshtër sepse nuk shitet demokracia, por hajde se po e marrim në mbrojtje këtë shitësin, sepse është bërë kulturë këtu, bëj para të blej votën ty dhe bëj para prapë,” – vijoi më tej Manjani duke mbrojtur idenë e tij për të kufizuar mënyrat e shpërndarjes së mandateve me një sistem proporcional kombëtar pasi kështu detyrohet një qeverisje shumëpalëshe.

Sipas Manjanit një sistem zgjedhor që sjell në qeverisje të detyrueshme me koalicione do të kufizonte abuzimet me pushtetin.

Bojaxhi ndërhyri duke shpjeguar idenë e Manjanit me ironi se “sipas Manjanit 10 hajdutë do ta kenë më të lehtë të prishin pazarin dhe të bien në sy”.

Ndiqni të plotë diskutimin:

Lexoni gjithashtu:

A duhet që Shqipëria të shkojë në zgjedhje çdo dy vjet? Manjani dhe Nurellari mbështesin idenë

Gjergj Bojaxhi: Mes të pavendosurve për të votuar kryesisht militantët e zhgënjyer socialistë

Të pavendosurit në zgjedhje, Luarasi: Në një vend maskilist kuotat gjinore janë një diskriminim pozitiv

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021