Apple do hedhë në treg automjetin që drejtohet nga iPhone
Teknologjia në ditët e sotme po thyen çdo limit. Nëse deri dje një automjet kërkonte një shofer, tashmë shoferi mund ta drejtojë atë përmes një smartfoni. Këtë e ka bërë realitet kompania prestigjioze Apple.
Projekti Titan, i nisur vite më parë, pritet të dalë në treg vitin e ardhshëm. Ajo çka e bën këtë makinë të veçantë nga të tjerat është pikërisht teknologjia, e cila do t’i mundësojë shoferit të drejtojë mjetin përmes iPhonit të tij. E ngjashme me Autopilot e prodhuar nga Tesla, Titani është një mjet i tipit cruiser, i cili, si çdo pajisje tjetër Apple, do të funksionojë përmes sistemit operativ iOS.
Kompania që revolucionarizoi botën në 2007 me lançimin e telefonave iPhone, duket se do të shkundë edhe një herë konkurrentët duke ndryshuar krejtësisht tregun e automjeteve.
Në një deklaratë më herët, drejtuesi i kompanisë kaliforniane, Tim Cook, tha se sistemi autonom është teknologjia bazë mbi të cilën është zhvilluar projekti i makinës. Makina e re është bazuar mbi teknologjinë e inteligjencës artificiale dhe ende nuk ka një datë konkrete se kur do të përdorin qytetarët këto makina. Hyrja e Apple në tregun automotiv pritet të ndryshojë jo vetëm të ardhmen e industrisë së makinave, por tërësisht botën e teknologjisë së automatizuar.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq