Rama nga Spanja: Bëmë maksimumin për Kosovën, nuk do mbajmë iso për çdo gjë
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për mediat nga Spanja ku po merr pjesë në punimet e Samitit të Tretë të Komunitetit Politik Europian, i cili u mbajt në Granada tha se Shqipëria ka bërë maksimumin për Kosovën.
Rama u shpreh se nuk hequr dorë nga bindjet e tij, që siç theksoi burojnë nga një vizion strategjik i rolit të Shqipërisë në rajon dhe i marrëdhënieve të Shqipërisë me Kosovën.
“Unë vazhdoj të bëj timen, vazhdoj t’i qëndroj një për një të gjitha bindjeve të mia se nuk janë bindje të krijuara spontanisht, nuk janë gjendje që burojnë nga emocione apo nga erëra që fryjnë nga një drejtim apo një drejtim tjetër apo nga zjarre që ndizen apo fiken, por janë bindje që burojnë nga një vizion strategjik i rolit të Shqipërisë në rajon dhe i marrëdhënieve të Shqipërisë me Kosovën, në funksion të të cilës Shqipëria ka bërë më shumë se kurrë ndonjëherë atë që duhet të bëjë. Por Shqipëria nuk është për të mbajtur iso për çdo gjë që thuhet në bazë të analizës që në të drejtën e tyre bëjnë në Prishtinë. Shqipëria është për të qenë në funksion të Kosovës dhe të njohjes përfundimtare të Kosovës me zërin e vetë dhe nga ana tjetër, kam parë po ashtu që si gjithmonë në këto raste shpërthejnë të gjitha kanalet e ujërave të zeza të kinse patriotizmit që siç thotë ajo fjala, është streha e fundit e maskarait”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset