Të paktën 50 të vrarë nga një sulm rus ndaj civilëve në Ukrainë
Të paktë 50 njerëz janë vrarë si pasojë e një sulmi rus ndaj civilëve në rajonin e Harkivit në Ukrainë, thanë të enjten autoritetet ukrainase.
Ministria e Jashtme e Ukrainës tha në rrjetin social X se Rusia “qëllimisht dhe në mënyrë barbare i sulmoi caqet civile – një kafene dhe një dyqan në fshatin Hroza në rrethinën Kupiansk”.
Në sulm u vranë së paku 50 njerëz, përfshirë një fëmijë, dhe u plagosën gjashtë të tjerë, tha Ministria.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shkroi për këtë sulm në rrjetet sociale, i cili ndodhi derisa ai udhëtoi për në Garanadë të Spanjës, për t’u takuar me liderët evropianë gjatë samitit të Bashkimit Evropian më 5 tetor, ku do të kërkojë të sigurojë edhe më shumë ndihma ushtarake për Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit të paprovokuar rus.
“Një krim brutal rus… një sulm me raketë në një dyqan të zakonshëm ushqimi, ky është sulm i qëllimshëm terrorist”, shkroi Zelensky në Telegram.
Guvernatori rajonal i Harkivit, Oleh Synehubov, tha se ekipet e shpëtimit janë duke punuar në vend të ngjarjes, ku ndodhet edhe një kafene.
Nuk u bë e ditur menjëherë nëse sulmi u krye me raketë apo me dron.
Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës
Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane
- 09:26 Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
- 09:21 Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane
- 08:47 Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
- 08:34 Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda