“Test i suksesshëm”- Putin: Raketa e re, me rreze të pakufizuar dhe fuqi nukleare

6 Tetor 2023 | 16:59

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia ka mbajtur testin përfundimtar të një rakete kruis me fuqi bërthamore, i cili ka përfunduar me sukses.

Arma eksperimentale, e njoftuar për herë të parë në 2018-n, konsiderohet një armë potencialisht me rreze të pakufizuar.

Për momentin thuhet se ajo ushqehet nga një reaktor bërthamor dhe është në gjendje të mbajë një kokë nukleare.

Por pak gjëra dihen zyrtarisht për kapacitetet e saj dhe raportohet se testet e mëparshme kanë dështuar.

Deklarata e presidentit Putin nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur dhe deri tani nuk ka pasur një koment nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

Sidoqoftë, pamjet satelitore që qarkulluan muajin e kaluar tregonin se Rusia ka ndërtuar së fundmi komplekse të reja në një lokalitet të largët arktik, ku më parë mbaheshin testet bërthamore sovjetike.

“Virtualisht sapo kemi përfunduar punën mbi armatimet e reja moderne strategjike, për të cilat kam folur pak vite më parë. Testi përfundimtar i “Burevestnik”, një raketë kruis me rreze globale dhe e ushqyer me energji bërthamore ka rezultuar me sukses”, deklaroi Putin.

Raketa quahet “Burevestnik” nga Moska dhe “Skyfall” nga NATO. Në fjalimin e tij Putin tha se Rusia ka përfunduar punën edhe për raketën balistike ndërkontinentale “Sarmat”.

Ai shtoi se Rusia nuk ka në plan të ndryshojë doktrinën bërthamore, siç njihet politika që cakton rrethanat në të cilat ushtria mund të përdorë armë atomike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026