‘Sputnik V’, ekspertët thonë se vaksina ruse ka 91.6% efikasitet ndaj COVID-19
Sipas një studimi të publikuar në të përjavshmen mjekësore “The Lancet”, vaksina e prodhuar në Rusi ka një efikasitet prej 91.6% kundër COVID-19.
Kjo analizë e jashtme nga faza e tretë e testimeve të Vaksinës Gam-Covid-Vac tregoi efikasitet prej 91.6% ndaj COVID-19, ashtu si edhe tolerancë në shkallë të gjerë në një grup të konsiderueshëm njerëzish.
Zhvillimi i vaksinës ruse Sputnik V është cilësuar shpeshherë si i nxituar, pa bazë kërkimore dhe për mungesë transparence. Por, përfundimet që shohim këtu janë të qarta dhe parimet e vaksinimit janë të provuara, çka nënkupton se tashmë kemi edhe një tjetër vaksinë që mund ti bashkohet betejës kundër COVID-19.
“Publikimi i raportit të ‘Lancet’ tregon se vaksina Sputnik V është vaksinë për njerëzimin. Është një ndër tri vaksinat e vetme që kanë efikasitet më të lartë se 90%, ndërkohë që financiarisht është shumë e përballueshme. Nga ana logjistike është optimale, pasi mund të ruhet ne temperatura nga +2 gradë celsius deri në + 8 dhe e zhvilluar në siguri të plotë për platformat virale të njerëzve”, u shpreh Kirill Dmitriyev, kryetar i Fondit rus të Investimeve.
Javën e kaluar, pavarësisht skepticizmit nga BE, Hungaria u bë shteti i parë evropian që aprovoi përdorimin e Sputnik V.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë