Stafi mjekësor që përballoi pandeminë, shumë mjekë të larguar, në rrethe punojnë profesionistë në pension
Pandemia e COVID -19 e gjeti Shqipërinë të papërgatitur në drejtim të kapaciteteve të burimeve njerëzore, me një numër të lartë mjekësh të larguar jashtë vendit si dhe me një pjesë të mirë të shërbimeve kryesisht në rrethe që mbuloheshin nga profesionistët që duhet të kishin dalë në pension.
Po me çfarë burimesh njerëzore po e përballon Shqipëria pandeminë nga COVID-19?
Doktor Arben Gjata, koordinator kombëtar i task-forcës për COVID-19 deklaron se janë stazhierët specializantët, vullnetarët si dhe mjekët që kanë mbushur moshën e daljes në pension ata që janë angazhuar, duke bërë kështu të tejkalohet kjo krizë.
“Shqipëria fatmirësisht prodhon shumë infermierë kështu që nuk kemi pasur mungesa për sa i përket burimeve infermierore, ndërsa kemi pasur një farë problemi për mjekët, sepse është një numër i caktuar mjekësh. Gjithashtu, është dhe një numër i caktuar specialistësh dhe këto specialitete ishin të planifikuara për të përballuar situata normale. Që në mars të vitit të kaluar bashkë me ministren e Shëndetësisë ne kemi bërë një thirrje dhe unë akoma emocionohem kur mendoj që brenda 48 orëve patëm mbi 3000 shprehje gatishmërie nga personeli mjekësor shqiptar; mjekë infermierë, stomatologë etj.
Pati dhe disa vështirësi kur do hapeshin spitalet rajonale për të siguruar burimet njerëzore. Ka pasur raste që kemi marrë edhe mjekë që kanë pas dalë në pension që janë rikthyer në punë ose duke spostuar nga një spital në spitalin tjetër. Ne i kemi propozuar gjithashtu Ministrisë së Shëndetësisë, por nuk është mbyllur akoma si proces, që dhe studentët e mjekësisë ne t’i përfshijmë në këtë betejë”, u shpreh mjeku Gjata.
Shtetet me popullsi të madhe dhe përhapje të gjerë të virusit kanë bërë vazhdimisht thirrje për punësimin e mjekëve dhe infermierëve nga Ballkani. Edhe gjatë vitit 2020, më shumë se 100 mjekë kanë marrë certifikatën e sjelljes së mirë, dokument që shërben për punësimin e tyre në vende të tjera.
Për shkak të COVID-19 në Shqipëri kanë humbur jetën 32 mjekë dhe 4 infermierë.
Sa i takon infermierëve, vendi ynë nuk ka mungesa, por sipas presidentes së Urdhrit të Infermierëve, në spitalet COVID duhet të shtohen operatorët sanitarë, pasi aktualisht infermierët duhet të kujdesen edhe për higjienën apo ushqimin e pacientëve.
“COVID-1 dhe COVID-2 kanë pasur një shtim të madh të numrit të infermierëve nga gushti i vitit 2020. Pra, ka pasur edhe infermierë që kanë hyrë për herë të parë në punë, që nuk kanë qenë të sprovuar në praktikë, por që janë studentë të cilët kanë mbaruar shumë mirë dhe janë përzgjedhur edhe nga aplikimi që ata bënë për të ushtruar në mënyrë vullnetare punën në COVID-1 dhe 2.
Duhet të shtohet një figurë tjetër që ne e quajmë operator sanitar, pra dikush që të kujdeset, t’i jap kura pacientit për mënyrën për t’u ushqyer, për të larë flokët, për të bërë banjë parciale. Kjo do ta ndihmonte goxha figurën e infermierit në mënyrën se si e ushtron profesionin”, shprehet Blerina Duka, presidente e Urdhrit të Infermierëve.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta