Panairi dentar Tirana 2023, risitë në fushën e stomatologjisë
Për të dytin vit rradhazi, në Shqipëri po mbahet Panairi Dentar Tirana.
Produket më inovative në sektorin e stomatologjisë po prezantohen nga mjeshtrat e fushës.
Në një prononcim për Euronews Albania, Michael Schmidt tha: “Këto makineri janë modelet më të fundit në fushën e stomatologjisë. eleminojmë problemet që mund të hasin paticnetët, sidomos me materialet. Arrijmë të krijojmë një print 3d. është një ndryshim i madh në këtë fushë, përfshirja e teknologjisë. Stomatologjia është një fushë ku cdo herë duhen të kryhen trajtime për tu përmirësuar dhe ky është një prej tyre”.
OVO është pasija më e re, e cila do të sjellë më afër pacientin, dentistin dhe laboratorin. Përmes 3 teknologjive: Një skaner intraoral (IOS), një kamerë dentare dhe një softuer të dedikuar dentisti dhe pacienti do të vizualizojnë dhe monitorojnë të gjithë procesin e trajtimit të dhëmbëve.
“Zona që duhet trajtuar është e kuqe, pasija bën një pasyqrim të plotë të gojës, duke e ndhmuar dentistin që matjet janë kryer në masë e duhur për protezat ose maskerinat e dhembeve”, tha Dejan Vukiçeviç.
Kompanitë e huaja kanë mënduar në cdo detaj, ku pacientët të ndihen të reklasuar teksa janë tek dentisti.
“Ne jemi kompani turke, kjo falë bashkëpunimit tonë me futura dent, tashmë pacientët do jenë dhe më komod teska marrin trajtimet e tyre, falë poltronave dentare”, tha Natali Yazdanoğlu, pjesëmarës në panair.
30 stenda me kompani shqiptare dhe të huaja, prezantuat risitë e tyre, për klinikat dhe laboratorët në Shqipëri dhe jo vetëm.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta