“Vrasës”, sulmohet ambasadori i SHBA në Serbi

8 Tetor 2023 | 14:18

Ambasadori i SHBA në Serbi, Christopher Hill ka rënë pre e një sulmi verbal në rrugët e Beogradit mbrëmjen e së shtunës.

“Vrasësi po shëtit nëpër Beograd, i ftohtë si vdekja”, “vrasësi i fëmijëve”, “Kosova dhe Metohija është pjesë e Serbisë”, “Populli serb është me Rusinë” janë këto disa nga thirrjet me të cilat është sulmuar ambasadori amerikan në Serbi.

Incidenti ka ndodhur gjatë kohës që diplomati amerikan ecte në rrugët e Beogradit me bashkëshorten e tij.

Sulmi ka qenë i organizuar nga disa aktiviste gra të cilat gjatë kohës që e fyenin edhe e filmonin ambadasorin Hill, duke i kujtuar atij rolin që kishte pasur në vitin 1999 kur NATO bombardoi Serbinë.

Hill ishte njëri nga negociatorët amerikanë që bashkë me një grup të gjerë diplomatësh provuan të gjenin një zgjidhje paqësore për Kosovën e Serbinë. Por, në atë kohë Millosheviç i hodhi poshtë të gjitha ofertat, duke bërë që bombardimi i Republikës Federale të Jugosllavisë nga NATO të mbetej e vetmja zgjidhje.

Hill ka filluar punën si ambasador i SHBA në Beograd në mars të vitit të shkuar, por shkak edhe të incidenteve dhe situatës në veri të Kosovës, reputacioni i tij tek serbët është shumë i ultë dhe tek një pjesë e qytetarëve serb ai akuzohet si pjesë e grupit të njerëzve që urdhëruan bombardimin e Serbisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026