190 milionë euro barna nga jashtë, farmacitë ”mbyten” nga kërkesat, importi i maskave u rrit 3000%
Të dhënat e përpunuara nga Instituti i Statistikave, tregojnë se kërkesa për barna është rritur ndjeshëm gjatë vitit 2020, veçanërisht në muajin e fundit të vitit kur COVID-19, virozat rritën ndjeshëm shifrat e sëmundshmërisë në vend.
Krahasuar me vitin 2019 vlera e importeve të produkteve farmaceutike është rritur me afro pesë milionë euro, ndërsa të dhënat e siguruara nga Euronews zbulojnë se vetëm importi i maskave u rrit me 3000 për qind.
Pandemia COVID-19 kushtëzoi shumë sektorë të biznesit, por në krah të kundërt farmaceutika lulëzoi.
Që nga janari deri në 31 dhjetor u importuan rreth 190 milionë euro barna, me prurje të shtuara veçanërisht pas muajit mars, kur u diagonstikua edhe personi i parë me COVID-19. Pas maskave, edhe dezinfektantët u bënë ndër produktet më të kërkuara, dhe sasia më e madhe e këtyre në muajt e prill, maj, qershor.
Sipas të dhënave të përpunuara nga INSTAT, kërkesa të lartë ka pasur edhe antibiotikët, vitaminat, kortizonikët e holluesit e gjakut, të gjitha këto produkte që luftojnë COVID-19.
Ndërkaq, barnat e tjera kanë vazhduar në nivele të zakonshme.
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta