Sulmi në Izrael, BE pezullon pagesat për palestinezët. Rishikohet ndihma 691 mln €
Komisioneri i Bashkimit Evropian Oliver Varhelyi tha të hënën se blloku po pezullon “të gjitha pagesat menjëherë” për palestinezët për shkak të asaj që ai e quajti “shkalla e terrorit dhe brutalitetit” gjatë sulmeve të Hamasit kundër Izraelit.
Njoftimi i befasishëm nga Varhelyi erdhi vetëm disa orë pasi zyrtarët e BE theksuan se e konsiderojnë Hamasin një grup terrorist.
Pyetjet se çfarë përfshinte masa dhe nëse do të godiste gjithë ndihmën humanitare për palestinezët nuk u përgjigjën menjëherë.
Varhelyi tha se “si donatori më i madh i palestinezëve, Komisioni Evropian po e vë në shqyrtim portofolin e tij të plotë të zhvillimit”, i cili tha ai arrin në 691 milionë euro. Nuk ishte menjëherë e qartë se cilat fonde ishin përfshirë dhe përjashtuar.
Ai shtoi se masat përfshijnë që “të gjitha pagesat të pezullohen menjëherë. Të gjitha projektet e vëna në shqyrtim dhe të gjitha propozimet e reja të buxhetit shtyhen deri në një njoftim të dytë.”
Ministrat e jashtëm të BE-së kanë planifikuar të takohen në Muscat, Oman të martën për të diskutuar situatën dhe për të parë se çfarë veprimesh duhet të ndërmerren. Njoftimi i Varhelyi dukej se i parapriu diskutimet.
Gjatë një konference të mëparshme të hënën, Komisioni i BE-së kërkoi të vinte një vijë të qartë midis Hamasit, të cilin e konsideron një organizatë terroriste, dhe popullit palestinez, i cili ka nevojë për ndihmë humanitare.
LEXONI GJITHASHTU:
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha