Sa shqiptarë janë lënduar apo larguar? Flet ambasadorja shqiptare në Izrael
Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe tha në një intervistë për Euronews Albania se situata e sirenave të alarmit është pak më e qetë, kryesisht zona e Tel Avivit.
Sidoqoftë, ajo tha se gjendja e tensionuar në vend vijon të jetë po e njëjta siç transmetohet dhe në mediat ndërkombëtare.
Sipas saj, nuk ka asnjë raportim për asnjë shqiptar që ndodhet afër Rripit të Gazës. Komuniteti shqiptaro-hebre i Izraelit është rreth 630 persona, sqaroi ambasadorja, ndërsa të punësuar vitet e fundit janë rreth 50 persona.
“Që të shtunën në orën 5 e gjysmë të mëngjesit me orën në Shqipëri dhe në 6 e gjysmë të mëngjesit me orën në Izrael kemi qenë në krye të detyrës duke i asistuar për të gjitha nevojat e tyre shqiptarët në Izrael, duke i bërë thirrje të ruajnë qetësinë, të zbatojnë protokollet e sigurisë sipas udhëzimeve të autoriteteve vendore këtu dhe mbi të gjitha ka nisur procesi që atë ditë. I këshilluam të mos dalin nga aeroporti Ben Gurion, por të kërkonin bileta të tjera kthimi. Kanë qenë mënyra të ndryshme të kthimit të shqiptarëve në atdhe dhe këtu flasim për shqiptarë turistë të cilët u gjendën në Izrael për arsye pushimesh,” – u shpreh Kumbe, e cila shtoi se prioritetin e kanë pasur te fëmijët që kanë qenë pa prindërit atje për arsye studimi.
Ambasadorja tha se nuk janë ende në proces evakuimi sepse situata s’është e tillë, por asistenca është e vazhdueshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn