“Do e shihni ç’ka për të ndodhur”! Paskal Milo paralajmëron fundin e Hamasit
Historiani dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Paskal Milo tha në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se Izraeli duke marrë shkas nga sulmi i Hamasit, do të ashpërsojë politikën e tij.
Duke analizuar reagimin e kryeministrit Izraelit, Milo paralajmëroi se në ditët në vijim ne do të shikojmë një qëndrim shumë më të ashpër të Izraelit, qëndrim i cili nuk do të jetë vetëm ndaj grupit të Hamasit.
“Izraeli mori shkas nga sulmi i Hamasit dhe ai nuk do e ruaj proprocionalitetin, përkundrazi nisur nga deklaratat e Netanjahut, ai la të kuptohet se do të bëjë një luftë shumë të ashpër.
Ai e tha se do e shikoni se çfarë ka për të ndodhur, tha se do të ndryshojë gjërat në lindjen e mesme. Ai nuk foli vetëm për të eliminuar Hamasin, por edhe për ndryshime shumë më të gjera që nënkuptojnë se do të ketë një politikë shumë të ashpër të cilën ne me siguri do ta shikojmë gjatë ditëve në vijim”,-tha Paskal Milo.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta