Izraeli publikon foton e familjes: U zhdukën nga faqja e dheut nga terroristët

10 Tetor 2023 | 09:52

Qeveria izraelite ka publikuar një foto të një familjeje të pafajshme që dyshohet se është vrarë nga militantët e Hamasit pranë kufirit të Gazës.

“Mbani mend emrat e tyre. Tamar, Yonatan dhe fëmijët e tyre Shachar (6), Arbel (6), Omer (4) u vranë brutalisht nga terroristët e Hamasit në Kibbutz Nir Oz. Një familje e tërë u zhduk nga faqja e dheut, shkruan qeveria izraelite.

Fëmijët e vegjël dhe gjyshërit e moshuar ishin në mesin e më shumë se 100 pengjeve që u mbajtën si mburoja njerëzore nga Hamasi.

Pamjet treguan fëmijë që qanin dhe nënat e tyre të pafuqishme tërhiqeshin zvarrë nga shtëpitë e tyre dhe ngarkoheshin në automjete nga njerëz të armatosur rëndë përpara se të dërgoheshin në Gaza. Dy britanikë dyshohet se mund të jenë në mesin e të arrestuarve pasi grupi terrorist filloi sulmin e tij të përgjakshëm të befasishëm.

Një baba i 2 fëmijëve ka përshkruar momentin tragjik kur humbi kontaktet me gruan dhe vajzat e tij. Ai dyshon se njerëzit e tij të dashur janë marrë peng nga Hamasi.

“Të shtunën, rreth orës 10:30 të mëngjesit, fola për herë të fundit në celular me gruan time. Ajo më tha se terroristët nga Hamasi kishin hyrë në shtëpi. Ata ishin në dhomë dhe më pas telefonata u shkëput”, tregon ai.

Frika e tij më e madhe u konfimua më vonë atë ditë kur ai pa një video të njerëzve që ngarkoheshin në pjesën e pasme të një kamioni.

Po kështu një 30-vjeçare gjermane është mes personave të marrë peng nga terroristët e Hamasit të shtunën. Në internet qarkullon një video e tmerrshme teksa e reja mbahet në bagazhin e një makine e zhveshur  teksa i bënin paradë nëpër lagje.

E reja po merrte pjesë në festivalin e muzikës kur u mor peng. Thuhet se ajo është vrarë, megjithatë kjo nuk është ende e konfirmuar nga autoritetet atje.

Identifikimi i saj është bërë nga e ëma Ricarda Louk, e cila edhe pse videoja nuk është e qartë ka dalluar tatuazhet. Megjithatë ajo është shprehur për BBC se ka ende shpresa për të bijën.

Dhimbja është e madhe tek babai i një vajze i cili tregon për momentin kur pa një video të postuar “online”, ku vajza e tij lutet për jetën. Prindër, pjesëtarë të familjes, gra e bashkëshortë të përfshirë nga tmerri dhe dëshpërimi mendojnë për fatin e të dashurve të rrëmbyer nga Hamasi. Një nënë tregon se djemtë e morën në telefon.

“Terroristët u flisnin arabisht dy fëmijëve të mi. Njëri 16 vjeç e tjetri 12, djali më i vogël u thoshte se nuk donte të shkonte me ta. Më pas linja u ndërpre, nuk e di se ç’ka ndodhur me ta”, tha ajo.

Edhe një burrë thotë se gruaja e vajzat e tij janë rrëmbyer nga banda terroriste. Pamjet tregojnë edhe një grua që tërhiqet zbathur dhe futet në bagazhin e një foristrade, teksa duart ia kanë lidhur me kabllo pas shpine.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve ruse që goditën disa rajone të Ukrainës,...
22:30 | 01/07/2026

Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz

Negociatorët amerikanë po përpiqen të bindin Iranin në bisedimet teknike indirekte që po zhvillohen në Doha të heqë dorë nga planet për të vendosur taksa...
22:28 | 01/07/2026

SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem

Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e një kompleksi të ri të ambasadës në Jerusalem, një veprim që autoritetet izraelite e cilësuan...
22:28 | 01/07/2026