Shtohen kreditë e këqija në Shqipëria, dy faktorët kyç që ndikuan
Kreditë me probleme janë rritur lehtë në muajin gusht. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, ato përbënin 5.3%, nga 5.28% që kishin qenë në fund të muajit korrik.
Raporti i kredive me probleme është gjithashtu në rritje 0.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur shënonte nivelin 5.2%.
Rritja e raportit të kredive të këqija gjatë këtij viti ishte e pritshme, por deri tani kjo rritje ka qenë në përmasa të vogla dhe poshtë pritshmërive të Bankës së Shqipërisë.
Inflacioni i lartë dhe rritja e normave të interesit vitin e kaluar, gjykohet se ndikuan në përkeqësimin e treguesve gjatë këtij viti.
Ndërkohë, sa i përket kursit të këmbimit, forcimi i Lekut ka dhënë pjesërisht edhe një efekt paralel negativ, sepse ka tkurrur vlerën e portofolit të kredisë në valutë. Vlera e portofolit të kredisë për ekonominë në fund të gushtit arriti në 724.6 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 1.9%. Në mungesë të efektit të kursit të këmbimit, Banka e Shqipërisë llogarit se rritja vjetore do të kishte qenë rreth 7%.
Në total sistemi bankar shqiptar ka më shumë se 300 milionë euro kredi, e cila nuk paguhet në kohë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta