Roli i ndërkombëtarëve në Shqipëri, ambasadori italian: Politikanët shqiptarë të marrin përgjegjësinë për të vendosur

3 Shkurt 2021 | 19:53

Ambasadori italian në vendin tonë, Fabrizio Bucci nuk i sheh gjithmonë si të nevojshme ndërhyrjet e komunitetit ndërkombëtar në çdo aspekt të drejtimit politik të Shqipërisë.

Gjatë një interviste për gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania, z. Bucci tha se mbështetja e Italisë për Shqipërinë si një vend i veçantë, ka qenë e vazhdueshme në rrugëtimin e saj drejt demokracisë, drejt konsolidimit të shtetit të së drejtës, drejt një ekonomie të plotë tregu, por shtoi se roli i ndërkombëtarëve, me kohën do të zbehet disi sepse Shqipëria do të mësojë të ecë me këmbët e veta.

“Ne si Itali do të vijojmë ta mbështesim këtë konsolidim. Por unë nuk jam i mendimit se komuniteti ndërkombëtar duhet të hyjë në çdo aspekt të drejtimit politik të Shqipërisë”, u shpreh z. Bucci.

Sipas tij, në demokraci mëson edhe duke gabuar, ndaj është momenti që politikanët shqiptarë duhet të marrin përgjegjësinë për të vendosur, duke hequr dorë nga alibia e ndërkombëtarëve.

“Por, jam i mendimit se edhe politikanët shqiptarë duhet të marrin përgjegjësinë për të vendosur, janë përgjegjës kundrejt zgjedhësve dhe nuk mund, gjithmonë, të përdorin ndërkombëtarët, sepse ndërkombëtarët, ndonjëherë ndihmojnë, ndonjëherë.

Është e thjeshtë të thuash: ja, ma thanë ndërkombëtarët, prandaj duhet të bëj. Është një mënyrë për të hequr përgjegjësitë, ndërkohë që disa gjëra duhen bërë jo sepse i kërkojnë ndërkombëtarët, por sepse është në interes të Shqipërisë t’i bëjë”, u shpreh ambasadori.

Në këtë kuadër, z. Bucci risolli në vëmendje marrëveshjen e 5 qershorit mbi reformën elektorale, për të cilën siç tha, do t’i kishte pëlqyer që Këshilli Politik do të kishte rënë dakord pa ndërkombëtarët.

“Marrëveshja e famshme politike e 5 qershorit, ajo mbi reformën elektorale, mua personalisht, si ndërkombëtar, do më kishte pëlqyer shumë nëse Këshilli Politik do të kishte rënë dakord pa ndërkombëtarët. Reforma elektorale është një çështje që i takon politikës së brendshme të një vendi. Çdo vend dhe çdo parlament zgjedh vetë ligjin e tij elektoral.

Nuk ekziston ligji elektoral i përsosur. Ja, pra, mua do më kishte pëlqyer nëse Këshilli Politik do të kishte arritur të binte dakord pa ndërkombëtarët”, u shpreh ambasadori italian.

Ndiqni intervistën e plotë:

 

Lexoni gjithashtu:

‘Do të ketë zhvillime të reja’ paralajmëron ambasadori italian për hetimet e ”Ndrangheta”-s dhe lidhjet me Shqipërinë

Ambasadori Bucci optimist për vaksinën italiane: Kur të jetë gati, do t’ua dhurojmë edhe vendeve mike si Shqipëria

Ambasadori italian apel partive politike: Kandidoni njerëzit e duhur

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021