Fabricio Bucci: Në Shqipëri ka një hendek të madh mes politikës dhe njerëzve të zakonshëm
Çështja e pastërtisë së kandidatëve për deputetë është një nga çështjet më aktuale të debatit politik në vend. Ambasadori italian në Tiranë, Fabricio Bucci thotë se, “ekziston një hendek i madh mes politikës dhe njerëzve të zakonshëm”.
“Ky hendek mes besimit të opinionit publik dhe politikës si mund të mbushet, si mund të plotësohet? Unë jam i mendimit se kjo i përket para së gjithash politikës. Politika duhet të japë shembullin pozitiv, dhe si mund të jepet shembulli i mirë, duke filluar që të vihen në listë njerëz për së mbari, njerëz të aftë, njerëz për të cilët zgjedhësi kur t’i drejtohet kutive të votimit mund t’i njohë e të thotë se ai njeri mund të bëjë vërtet diçka për mua, mund të më përfaqësojë”, shprehet ambasadori.
Fabrizio Bucci thotë se votuesit duhet të ndjejë se politikani pasi zgjidhe deputet “nuk do të merret me punët e veta e të partisë së tij por do të merret me çështjet e atyre që i kanë dhënë votën. Ndaj është përgjegjësi e politikës dhe të atyre që drejtojnë partitë politike të vënë në lista njerëz të respektuar, njerëz për së mbari, njerëz të aftë të mbushin këtë hendek”.
Ndaj ia thekson se partitë politike mundë mos i kanë mundësitë për të verifikuar të kaluarën e kandidatëve por “unë mendoj se politika i ka mundësitë të paraqesë kandidaturat e njerëzve për së mbari, e njerëzve të aftë, dihet se cili është i mirë dhe i aftë”.
“Unë mund t’i them edhe partive, kandidoni njerëz për së mbari, njerëz për të cilët ia vlen të shkosh në votime, përndryshe njerëzit do të largohen gjithmonë e më shumë nga politika. Kjo është një ftesë që u drejtohet të gjitha forcave politike, është diçka njohur ajo çka mund të them por të gjitha forcat politike duhet të angazhohen për ta ngushtuar këtë hendek, këtë largësi mes njerëzve të zakonshëm dhe politikës dhe hapi i parë qëndron pikërisht në kandidimin e njerëzve për së mbari përballë të cilit zgjedhësi ndihet i sigurt dhe dëshiron të shkojë ta votojë”, tha z. Bucci.
Ambasadori italian u bëri apel qytetarëve shqiptarë që të ushtrojnë të drejtën e votës pasi “ushtrimi i së drejtës së votës në demokraci është e drejtë supreme, ditën e votimit zgjedhësi vendos se kush do të drejtojë vendin, se kush të do mbrojë interesat e tij”.
“Ndaj është e rëndësishme të shkoni të votoni në zgjedhjet e 25 prillit, është e rëndësishme të regjistroheni, të përditësoni dokumentet e identitetit, unë pres dhe shpresoj që të ketë një pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 25 prillit dhe njerëzit duhet të rifitojnë disi edhe entuziazmin, por këtë entuziazëm duhet t’ia japë politika duke kandiduar njerëzit e duhur”, tha z. Bucci.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor