Makijazh për gratë që luftojnë me kancerin, artistja jep mësime online 

4 Shkurt 2021 | 15:44

Kriza e Covid ka pasur ndikim në kujdesin shëndetësor sa i përket pacienteve që vuajnë nga  sëmundje të tjera përveç koronavirusit. Për 30 vite një organizatë bamirëse ndërkombëtare Look Good, Feel Better” ka organizuar trajnime për njerëzit që luftojnë me kancerin, duke dhënë këshilla mbi efektet anësore të trajtimeve të tilla si humbjen e flokëve, të vetullave, dhe lëkurën e thatë. Duke qenë se pandemia ka kufizuar mundësinë e dhënies së ndihmës fizike, një artiste make up-i ka vendosur që të ndihmojë pacientët online.

“Duket shumë e ndryshme, por ka dhe anët e saj pozitive që një gjë e tillë të zhvillohet online. Mund të jetë edhe më e afërt nëse bëhet në mënyrë virtuale. Sigurisht që është shumë e bukur që të ndodhesh në një dhomë me njerëz dhe të japësh ndihmë konkrete. Por kur zhvillon trajnime online ndihma është më personale dhe ata nuk kanë pse shqetësohen që të lëvizin nga shtëpia, veçanërisht në këto kohë të pandemisë”, shprehet artistja Laura Hunt.

Organizata Look Good, Feel Better” është e dedikuar për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe të vetë-vlerësimit të njerëzve që zhvillojnë trajtime kundër kancerit. Programi ofron sesione virtuale dhe u mëson teknikat e të bukurës në mënyrë që të ndihmojë njerëzit të diagnostikuar me kancer ta përballojnë diagnozën e tyre me shumë besim në vetvete.

Qëllimi është që të përmirësohet vete-vlerësimi dhe pamja nëpërmjet sesioneve të make up-it të cilat krijojnë mbështetje, rrisin besimin, ju japin kurajë të sëmurëve në luftën e tyre për të jetuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026