Brenda “ferrit” në Gaza: Banorët, jetesë mes rrënojave de radhëve të gjata për bukë
Vazhdimi i bombardimeve dhe rrethimi total izraelit kanë vështirësuar më tej jetesën në qytetin e Gazës. Atje nuk ka ujë, nuk ka elektricitet dhe as karburante. Që prej së shtunës së kaluar, banorët jetojnë nën rrënoja ose në radhë të gjata pritjeje.
“Nuk ka elektricitet. Siç mund ta shihni, ujin e marrim nga ky rubinet. Ushqimet i marrim nëpër disa dyqane, blejmë ç’të mundemi”, deklaroi Muhammad Khudair, banor i Gazës deklaron.
Disa biznese janë ende të hapura, por furnizimi i tyre me energji është kthyer në një problem serioz. Rezervat me karburante po mbarojnë dhe prioritet janë spitalet dhe qendrat mjekësore. Gjithashtu, gjetja e një copëze bukë është një problem madhor.
“Ka shumë njerëz, ka radhë kudo. Kemi shkuar në të gjitha ushqimoret dhe kemi kaluar tre orë për të blerë një copë bukë. Kemi dërguar fëmijët në zona të ndryshme për të parë nëse mund të blihet diçka, por është shumë e vështirë”, u shpreh Abu Saeed, një tjetër banor i Gazës.
Bombardimet e Izraelit kanë shkatërruar jo vetëm infrastrukturën e Hamasit. Shumë shtëpi e biznese janë rrafshuar dhe dëshpërimi i pronarëve është i qartë.
“Çfarë u kemi bërë? Shikoni si na i kanë shkatërruar shtëpitë. Ne jemi civilë. Çfarë u kemi bërë atyre? Sa herë që ndërtojmë diçka, ata na e shkatërrojnë. Çfarë u kemi bërë? Ne duam të jetojmë si të gjithë njerëzit, të kemi liri lëvizjeje dhe jo luftë çdo vit”, tha Hassan Zidane, një pronar biznesi.
Autoritetet shëndetësore në Gaza kanë deklaruar se numri i të vdekurve nga bombardimet ka shkuar mbi 1.200, ndërsa ai i të plagosurve 5.700. OKB e ka cilësuar bllokadën një ndëshkim kolektiv të ndaluar nga ligji ndërkombëtar.
LEXONI GJITHAHSTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet