Izraeli gati ofensivën në Gaza, hidhen fletëpalosje nga ajri për palestinezët. Apeli
Forcat e Mbrojtjes Izraelite po shpërndajnë fletëpalosjeje në qytetin Beit Lahia në Rripin e Gazës.
Fletëpalosjet po shpërndahen nga ajri dhe u kërkohet banorëve të shkojnë në vendstrehime të sigurta për shkak të nisjes së operacionit ushtarak.
Në letërnjoftim theksohet se të gjitha ndërtesat ku vepron Hamasi do të shkatërrohen.
Veprimet po ndërmerren si kundërpërgjigje ndaj veprimeve të Hamasit, bën me dije Izraeli.
Sakaq, disa qindra mijëra trupa izraelite po grumbullohen në kufirin me Gazën, të cilët sipas komandës ushtarake të vendit janë gati të ekzekutojnë misionin që u është dhënë.
Me kryeministrin Benjamin Netanyahu që formoi të ashtuquajturin “kabineti i luftës” me rivalin politik Benny Gantz po rriten spekulimet se një pushtim i Gazës është shumë i afërt.
“Çdo anëtar i Hamasit është një njeri i vdekur. Hamas është si ISIS dhe do të shkatërrohet dhe asgjësohet ashtu si bota asgjësoi ISIS”, tha Netanyahu.
Izraeli ka vijuar të bombardojë Gazën. Mbi 1.100 persona janë vrarë nga sulmet e tij. Por ndërsa brutaliteti i militantëve të Hamasit në sulmin e së shtunës është kritikuar gjerësisht, rreth 1.200 izraelitë kanë mbetur të vrarë. Ndërkohë, OKB po bën thirrje për një korridor humanitar për në Gaza.
“Elementët jetikë, përfshirë karburantet, ushqimin dhe ujin duhet të lejohen të hyjnë në Gaza. Nevojitet një akses humanitar i lirë menjëherë”n tha Antonio Guterres, sekretar i përgjithshëm i OKB-së.
Në një iniciativë për të zgjidhur krizën e pengjeve, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka nisur një proces negociatash me Hamasin. Rreth 150 shtetas izraelitë po mbahen peng nga militantët palestinezë.
Ndërkohë, situata humanitare në enklavën e rrethuar po përkeqësohet minutë pas minute. Bllokada e Izraelit, që nuk lejon as hyrjen e medikamenteve po vështirëson atë, pasi spitalet e Gazës janë në prag të kolapsit.
LEXONI GJITHAHSTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë